Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qyteterimi i mrekullueshem Maya Empty Qyteterimi i mrekullueshem Maya

Mon 5 Mar 2012 - 3:34
Qyteterimi i mrekullueshem Maya Maya_TikalQyteterimi Maya eshte nje nga me te medhenjte ne bote. Faza e hershme e qyteterimit Maya filloi rreth vitit 3000 para eres sone, kur shoqerite e lashta po perhapeshin ne Egjipt, Kine, Indi, Mesopotami dhe Asiri.

Vendbanimet e medha dhe komplekse te fisit Maya datojne ne vitet 500-200 para eres sone. Maya-te e lashte jetonin ne qytete te mrekullueshme prej guri, me piramida te larta dhe sheshe te gjera te zbukuruara me gdhendje te nderlikuara.

Ata zhvilluan kalendarin me te sakte qe ekziston, ishin mjeshtra te astrologjise e matematikes dhe prodhuan nje art elegant ne qeramike dhe murale. Kjo shoqeri e madhe klasike arriti kulmin e saj nderkohe qe Europa ishte zhytur ne Periudhen e Erret.

Ndertimet inxhinierike te 100 shekujve nuk njiheshin deri ne shek e XIX. Te tilla ndertime prej blloqe guresh monolite dhe ndertesa, strukturat e te cilave pasqyrojne saktesisht fenomenet diellore, henore dhe yjore, akoma mbeten nje mister.

Kalendari Maya

Maya-te ishin specialiste te kohes. Ata zhvilluan mbi 17 kalendare, secili me nje qellim te ndryshem, te cilet orientonin ritmet e shoqerise Maya. Ne sot mahnitemi me saktesine dhe kompleksitetin e ketyre kalendareve, pa arritur te kuptojme se si kane qene perdorur.

Kalendari diellor (Haab) e llogariste vitin me me shume saktesi se sa kalendari qe perdorim ne sot, por ishte i bazuar ne vitin 360 ditesh.

Kalendari i shenjte (Tzolk’in) perdorte nje llogaritje 20 ditore me 13 numra por ishte shume numerik.

Ne kalendarin Long Count cdo dite kishte nje kod numerik dhe simbol unik, cka mbulonte kohen bosh, por Maya-te e nxoren nga perdorimi ne periudhen Klasike. Vetem nje yll permbante simbole per 21 Dhjetorin 2012, nje date qe nuk mund te ishte e rendesishme per Maya-te. Pse?info albania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi