Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova e ndihmoi Serbinë në marrjen e statusit Empty Kosova e ndihmoi Serbinë në marrjen e statusit

Mon 5 Mar 2012 - 23:45
- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, në një intervistë për RTV21, thotë se Kosova i ka ndihmuar Serbisë që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

“Ajo që ka arritur Serbia është një hap i madh përpara jo vetëm për Serbinë por për të gjitha shtetet fqinjë. Serbia nuk ka qenë gjithmonë promotore e integrimit dhe anëtarësimit pasi siç e dini ajo shumë shpesh iu ka shkaktuar dëme të mëdha vendeve fqinje, sidomos Kosovës”, ka thënë Kaçin, duke shtuar se “me fillimin e dialogut dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, sidomos me këtë të fundit që do t’i mundësojë Kosovës që të dalë nga bllokada dhe të mund të jetë pjesë e organizimeve të ndryshme ndërkombëtare, ky mund të themi se është ndryshim pozitiv”.

“Është një situatë e re kur Serbia nga suksesi i vet do të sjellë përfitime kolaterale për Bosnjën, Malin e Zi Kosovën dhe Maqedoninë”, është shprehur Kacin në intervistën dhënë RTV21-shit.

Ndërkaq, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po shkakton keqkuptim tek gjeneratat e reja dhe po punon kundër integrimit të Kosovës.

I pyetur se përse mendon që kjo lëvizje po vepron kundër integrimit të Kosovës, Kacin tha se ajo që po ndodh këtu është orientim i politikës.

“Populizimi nuk ju çon askund, është nevojë që t’u shpjegohet njerëzve gjithçka që po ndodh dhe ajo që po ndodh me Vetëvendosjen është një keqkuptim që po shkaktojnë tek gjeneratat e reja. Vetëm integrimi i Kosovës është mënyra që të binden investitorët për të ardhur në Kosovë, që të krijohen vendet e reja të punës dhe që të krijohen kushte dhe mundësi më të mira për këto gjenerata. Por, ajo që pajtohem në këtë pikë është se duhet të ketë dialog më të madh në Kosovë mes partive më të mëdha dhe atyre opozitare. Është e nevojshme që në këtë proces të jetë e përfshirë edhe opozita e po ashtu është e nevojshme që të ketë një debat transparent”, ka thënë Kacin në këtë intervistë për RTV21.

Kacin ndërkaq ka bërë thirrje që të ketë dialog Prishtinë-Prishtinë për të biseduar se çka duhet të bëhet për të ardhmen, kush ka përgjegjësi për ta bërë këtë ose atë dhe për të krijuar më shumë konsensus për hapat e ardhshëm që duhet të bëhen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi