Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova përze Serbinë nga takimi i Kartës së Adriatikut në Shkup Empty Kosova përze Serbinë nga takimi i Kartës së Adriatikut në Shkup

Thu 29 Mar 2012 - 22:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Përkundër marrëveshjes së arritur tani më mes Prishtinës dhe Beogradit, për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, prezenca e kësaj të fundit në konferencën e sotme të ministrave të Mbrojtjes të rajonit në Shkup, duket se ishte arsyeja kryesore që të mbeten boshe karriget e rezervuara për Serbinë në këtë tryeze. Për ministrin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku bojkotimi i konferencave të tilla nga ana e Serbisë, nuk kontribuon në të mirën e proceseve integruese. Ndërkaq ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami tha se shpreson që Serbia pas zgjedhjeve të pritura në vend të ketë në program edhe implementim e kësaj marrëveshjeje.

“Neve na vjen që Serbia edhe përskaj Marrëveshjes së arritur me dialogun teknik nuk pati guximin të vjen në këtë takim, por kjo është çështje e tyre, por nuk mund të konsiderohet asnjë takim asnjë iniciativë sukses nëse të gjithë nuk jemi prezent dhe nëse të gjithë vendet e rajonit nuk pajtohen me një gjë të tillë”, ka deklaruar Agim Çeku, Ministër i Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Ndërkaq në konferencën e sotme të Kartës së Adriatikut, A5 dhe SHBA-ve, Presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes Famtir Besimi, riafirmuan interesin për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euroatlantike si qëllim strategjik të vendit. Ivanov kërkoi nga përfaqësueset e Aleancës së Atlantikut të Veriut që në samitin e Çikagos të mos përsërisin lëshimet që u bënë në Bukuresht për sa i përket integrimit të Maqedonisë.

“Shtetet-anëtare të NATO-s duhet t’i rishqyrtojnë pozicionet e veta për sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Respektimi i aktvendimit të Hagës, të drejtës ndërkombëtare, dhe Marrëveshjes së Përkohshme, detyrimisht dikton që në Çikago të rishqyrtohet konkluzioni i Bukureshtit. Prandaj shpresojmë që fqinji unë, në frymën e vlerave që kultivon me anëtaret e Aleancës, do t’i respektojë marrëveshjet, respektivisht obligimet e Marrëveshjes së Përkohshme”, ka thënë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e kërkoi edhe përmes deklaratës e përbashkët që firmosën SHBA dhe shtetet e Kartës së Adriatikut. Edhe SHBA shprehi mirënjohje për angazhimin këtyre shteteve për anëtarësim në Aleancë dhe kontributin në misionet paqeruajtëse.

“Ne presim një mesazh të fortë në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago, deri te vendet aspirante në të cilën do të theksohet se Aleanca mbetet e angazhuar në politikën e saj të dyerve të hapura dhe integrimeve euro-atlantike të Evropës Juglindore. Në përputhje me politikën e dyerve të hapura të NATO-s edhe një herë e theksuam angazhimin tonë për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO sa më shpejtë të jetë e mundur” deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë .

“SHBA vazhdon të mbështesë politikën e dyerve të hapura për institucionet euro-atlantike dhe mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Evropës Juglindore dhe këtë princip të bashkëpunimit”, tha Selest Uallender, zv/ndihmës i sekretarit për mbrojtje të SHBA-së.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami i pyetur nëse Maqedonisë mund t’i përsëritet Bukureshti në Çikago, u shpreh se fokusi i këtij Samiti, nuk ka zgjerimin por problematika të tjera. Megjithatë Imami konstatoi se megjithë problemin me fqinjin jugor, rruga e integrimeve të Maqedonisë, nuk mund të dështojë.

“Çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në veçanti nuk varet nga ky problem, Maqedonia prej vitesh ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet, ne dimë që është një çështje politike midis dy fqinjëve tanë Maqedonisë dhe Greqisë për të cilën duhet të ketë një zgjidhje, për hir të stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit. Rruga drejt integrimeve të Maqedonisë nuk mund të dështojë, është një rrugë pa kthim prapa”, deklaroi Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Nga ana tjetër ambasadorja e Greqisë në Maqedoni Aleksandra Papadopulo, theksoi se Greqia është e përgjegjshme për fqinjët e saj dhe e mbështetëse e fuqishme për integrimit e gjithë rajonit në NATO, pasi të plotësohet kushtet e nevojshme.

Semra jakupi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi