Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova aspiron “SHBA – Karta e Adriatikut” Empty Kosova aspiron “SHBA – Karta e Adriatikut”

Fri 14 Jun 2013 - 20:30
- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku ka deklaruar se Kosova dhe FSK-ja janë të gatshme që të kontribuojnë dhe promovojnë paqen dhe sigurinë globale duke ofruar përvojat, njohuritë si edhe ekspertizat.

“Paqja nuk është vetëm një fjalë në letër, por ajo duhet të ngritët një themel i fortë i një bashkëpunimi rajonal dhe trans nacional”, ka thënë Çeku, i cili mori pjesë në Konferencën e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit, “SHBA-Karta e Adriatikut”, që u mbajt në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

Ministri Çeku e shprehu gatishmërinë e Kosovës që në një të ardhme të afërt, Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut”.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se vendet pjesëmarrëse në punimet e konferencës po shprehin gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në drejtim të ngritjes së cilësisë së angazhimeve të përbashkëta.

Në konferencën e ministrave të Mbrojtjes morën pjesë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Arta Musaraj, si dhe ministra, zëvendësministra dhe ambasadorë të vendeve të rajon 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi