Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gallup: Kosova, mbështetësja më e madhe e SHBA-së në botë Empty Gallup: Kosova, mbështetësja më e madhe e SHBA-së në botë

Wed 13 Mar 2013 - 19:31
Sipas sondazheve të fundit të lëshuara nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria.

Katër te tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.

Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.

Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria.

Rusia thuhet ta ketë zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.

Si raporton Rel, në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më i dobët sesa në vitet paraprake.

Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind, në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind, sa ishte në vitin e parë të Obamës si president.

Me gjithë këto shifra të ulëta, miratimi prapë mbetet më i lartë sesa që ishte në fund të administratës Bush.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi