Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipëria e Madhe" - projekt i SHBA-së kundër Serbisë e Rusisë  Empty Shqipëria e Madhe" - projekt i SHBA-së kundër Serbisë e Rusisë

Fri 4 Jan 2013 - 23:17
Shqipëria e Madhe" - projekt i SHBA-së kundër Serbisë e Rusisë  Largea_shqiperia_sotme-11357336336Alexandre
Latsa, analist gjeopolitik për Euroazinë, në një shkrim argumenton se
krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është një synim i SHBA-së për të ndaluar
ekspansionet e Serbisë dhe Rusisë, si dhe të botës ortodokse në
përgjithësi.
Latsa argumenton se SHBA-ja shfrytëzoi momentin e
dobët të Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe ajo që po ndodh tani po bën
që këto dy vende të afrohen sërish. Ai është francez që jeton në Rusi
dhe punon si këshilltar në Moskë.
Ai thekson se krijimi i 'Shqipërisë
së Madhe' do të ndezë zjarr në Ballkan, zjarr i cili do të sjellë
dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse,
si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Kryqëzata kundër botës
komuniste është kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse, vlerëson
ai.
Ja edhe shkrimi i plotë i botuar në faqen voltairenet.org:
Kryeministri
i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbrojtur idenë për dhënien e shtetësisë
shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë vendit. Kjo
deklaratë u bë gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, me rastin e
100-vjetorit të Pavarësisë nga Perandoria Osmane.
Kjo deklaratë
është pasuar nga disi të tjera të veçuara, që Berisha ka bërë me
homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të cilët kanë premtuar bashkimin e
Shqipërisë. Vendi ishte zgjedhur të ishte Kosova, e cila sot banohet me
shumicë shqiptarësh, po që nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Në 1941, Kosova ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe, e cila ndodhej nën protektoriatin fashist Italian.
Pas
luftës, Tito ndaloi emigrimin e shqiptarëve në Jugosllavi pasi sipas
tij Jugosllavia do të ishte më e fortë vetëm me Serbinë. Në vitin 1974,
ishte ai që i dha Kosovës statusin e provincës autonome që iu hoq nga
Sllobodan Millosheviç në vitin 1989.
Kur në vitin 2008, Kosova
deklaroi pavarësinë, një dekadë pasi ushtria Perëndimore kishte
ndërhyrë, shumë pak analistë treguan gishtin për dominimin e shqiptarisë
në këtë shtet të vogël. Vendet Perëndimore dhe Bashkimi Evropian e
njohën menjëherë pavarësinë e saj, pa ngritur pikëpyetje për trajtimin e
minoritetit serb, pavarësisht precedentit të tmerrshme të vitit 2004
kur kristianët ishin viktima të masakrës, djegie të kishave dhe shkelje e
të drejtave të njeriut. Është e vërtet që Evropa i kërkoi falje
Bashkimit Evropian se në atë kohë kishte prioritete të tjera:
organizimin e paradës së homoseksualëve në Beograd.
Ndodhi vetëm 4
vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë. Mjaftuan katër vite për
kryeministrin e Shqipërisë që t’i jepte arsye nacionalistëve serbë që
thonë se nuk janë përballur me kosovarë (banues të Kosovës) por me
shqiptarë, në një episod të ri të konfliktit antik që nisi 6 shekuj më
parë kur sllavët ortodoksë u vunë përballë konvertuesve në djem të
Perandorisë Osmane.
Perëndimi ka mbështetur krijimin e Kosovës me
logjikën e vetme strategjike të rrënimit të Serbisë, e cila po kthehet
sërish nga Rusia.
Kjo ndodhi në kohën kur Rusia ishte e dobët në
maksimum. Në një kohë kur nga viti 1991 deri në vitin 2000 ushtria dhe
media tundte flamurin kundër Serbisë së Millosheviçit për spastrim, në
të njëjtën kohë po ndodhte lufta ekonomike dhe morale kundër Rusisë së
Jelcinit.
Kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një
kryqëzatë kundër botës ortodokse dhe kundër qendrës së saj politike dhe
ku banojnë shumica e tyre, në Rusi.
Teoricieni, Zbigniew
Brzezinski, tha në vitin 2007: “Armiku kryesor i SHBA-ve tani është
Kisha Ortodokse Ruse.” Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet në
këtë kuptim historik dhe gjeostrategjik.
Kjo është një ndeshje e
re bankinë, një ndeshje që mund të krijojë një shkëndijë dhe të
shkaktojë një zjarr të ri në ferrin e Ballkanit. Ky zjarr do të sjellë
dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe destabilizimin e botës
ortodokse (Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë ...) dhe për të
frenuar afrimin e saj me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Evropën
Lindore do të vihej në pikëpyetje dhe për këtë arsye ajo do të afrohej
me Evropën Perëndimore. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara edhe një
herë do të arrijnë objektivin e tyre kryesor: Për të parandaluar një
afrim mes kontinentit të Evropës dhe botës katolike dhe ortodokse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi