Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SHQIPËRIA – SERBISË: PO I FORCONI KRIMINELËT SERB Empty SHQIPËRIA – SERBISË: PO I FORCONI KRIMINELËT SERB

Wed 14 Mar 2012 - 15:16
Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me vendimin e Serbisë për të mbajtur në 6 maj zgjedhjet edhe në disa komuna të Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp, MPJ e cilëson këtë vendim si të paligjshëm e të papranueshëm, sepse cenon integritetin e një vendi fqinj sovran.

“Përpjekjet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e deritanishme të bisedimeve mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku Serbia kërkon të integrohet”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Shqipërisë.

Duke qenë të paligjshme, sipas MPJ-së, këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë efekt juridik dhe të zgjedhurit nuk do të kenë asnjë autoritet ligjor.

“I vetmi efekt që këto zgjedhje sjellin është forcimi i strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, çmontimi i të cilave është detyrim i Republikës së Serbisë. Këto zgjedhje gjithashtu cenojnë perspektivën e integrimit të plotë të komuniteteve etnike në institucionet dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës”, theksohet në deklaratë.

“Fryma evropiane për të cilën ka nevojë Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni, konsiston në zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës, duke zbatuar plotësisht paketën Ahtisari”, përfundon deklarata e MPJ-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi