- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Zv.kryeministri serb Daçiç: Kosova të ndahet mes Shqipërisë dhe Serbisë
Wed 1 Jun 2011 - 20:51
Kemi bërë përpjekje që me luftë ta mbrojmë Kosovën, por nuk ia dolëm. Prandaj flas për ndarje, derisa të mos bëhet vonë. E ndarje do të thotë ndreqje kufijsh ndërmjet dy shteteve fqinje – Serbisë dhe Shqipërisë, ka deklaruar për numrin më të ri të përjavshmes serbe, NIN, Ivaca Daçiç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Serbisë,
Daçiç konsideron se Serbia ka gabuar meqë për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë dhe se, ka thënë ai, është e nevojshme që Kosova të ndahet ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.
“Është i nevojshëm caktimi i kufijve ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ky është opsioni i vetëm real. Serbia nuk është dashur të pranonte asnjë negociator tjetër, pos Shqipërisë. A jemi vërtet aq naivë e të mendojmë se Kosova në të vërtetë do të mbetet si shtet në vete dhe i pavarur”, ka thënë ai.
Daçiç ka shfaqur supozimin se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, siç do të bënte edhe Republika Serbska me Serbinë.
“Shikoni ju lutem, nëse nesër Republika Serbska me referendum merr vendimin për shkëputje, çfarë do të jetë ajo? Shtet i pavarur, apo do të marrë vendimin për bashkim dhe jetët ë përbashkët me Serbinë? Është normale, pasi që është i njëjti popull. E çfarë tani të thuhet për Prishtinën e Tiranën se jetojnë shqiptarë të ndryshëm? Ata tani na flasin për Kosovën multietnike?! Popullit tonë nuk i nevojiten përrallat për jetën multietnike”, është shprehur Daçiç.
Në pyetjen pse mendon se është më lehtë të ndahet Kosova ndërmjet Serbisë e Shqipërisë sesa ndërmjet Serbisë e Kosovë, Daçiç thotë se shqiptarët në Kosovë janë minoritet kombëtar i Shqipërisë.
“Dikush mund të thotë se këto janë ide të shekullit XIX. Ndoshta edhe janë, por këto ide i kanë zbatuar sllovenët e kroatët, e në fund të fundit edhe malazezët. Me këtë që flas nuk mund të fitoj poena politike e as që i kërkoj. Por, populli ynë duhet të vërë pikën në problemet që janë plagë kanceri. Fundja, nuk mund të lidhemi më me të kaluarën. E nëse ekziston vetëm e kaluara, ne nuk kemi të ardhme”, tha Daçiç.
Ai në këtë intervistë ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk do të zgjidhë çështjet esenciale, për shkak të qëndrimit të vendeve të BE-së e SHBA dhe se e arritura më e madhe e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri”. “Koha”

Re: Zv.kryeministri serb Daçiç: Kosova të ndahet mes Shqipërisë dhe Serbisë
Wed 1 Jun 2011 - 20:55
Serbia e ka prap mëndjen për luftë kështu...
- Daçiç: Policët serb, roje të kishave në Kosovë
- Lajthit Ministri serb Daçic: Përgjigje sulmit të Kosovës në veri
- SHQIPËRIA – SERBISË: PO I FORCONI KRIMINELËT SERB
- Kryeministri ortodoks Rama fton në Tiranë kryepeshkopin serb Amfilohije/ Shpërthejnë thirrjet për pr
- Nikoliç: Kosova, pjesë përbërëse e Serbisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi