Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

11 shtatori, ministria e Jashtme: Shqipëria përkrah SHBA-ve kundër terrorit Empty 11 shtatori, ministria e Jashtme: Shqipëria përkrah SHBA-ve kundër terrorit

Sun 11 Sep 2011 - 13:59
Tirane – Lajmifundit – Ministria e Jashtme eShqipërisë lëshoi një deklaratë sot në 10-vjetorin e sulmeve tërroriste të 11 shtatorit në SHBA. Sot mbushen 10-vjet nga ngjarja tragjike e 11 shtatorit 2001, e cila shokoi mbarë botën, por, njëkohësisht, shënoi edhe një epokë të re në angazhimin në një koalicion të të gjithë popujve që kanë përqafuar parimetuniversale të lirisë kundër kërcënimit terrorist e paqes, thuhet në deklaratë.Sipas saj, Shqipëria i qëndron sot në krah popullit amerikan për të përkujtuar me dhimbje të thellë humbjen e rreth tre mijë qytetarëve të pafajshëm, mes të cilëve edhe bashkëkombës shqiptarë dhe i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre të dashur.Kjo ngjarje e pashembullt ka lënë gjurmë të thella në historinë moderne. U sulmua vendi simbol i demokracisë. U sulmuan vlerat e botës së civilizuar, u kërcënua paqja dhe siguria ndërkombëtare, thekson ministria.Sipas saj, shqiptarët ndihen krenarë që ishin ndër të parët që dënuan fuqishëm këtë sulm barbar dhe iu bashkuan koalicionit ndërkombëtar anti-terrorizëm të udhëhequr nga SHBA. Në këto 10 vite, ky koalicion ndihmoi popullin e Afganistanit të çlirohet nga tirania ekstremiste dhe, sot, po e ndihmon në rindërtimin e vendit.
Në këtë ditë simbolike, të ngadhënjimit të paqes ndaj dhunës, konfirmojmë sërish vullnetin e palëkundur se Shqipëria do të vazhdojë të jetë në linjën e parë, në përmbushjen me përkushtim të angazhimeve të saj përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, për të realizuar me sukses luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi