- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet arrestimin e Mlladic
Fri 27 May 2011 - 2:52
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet arrestimin në Serbi, të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugosllavi, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit, Ratko Mlladiç.
Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë.
Ky është një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme, të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.
Shprehim besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon

- 11 shtatori, ministria e Jashtme: Shqipëria përkrah SHBA-ve kundër terrorit
- Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj djegies së flamurit maqedonas në Burrel dhe protest
- VMRO lavdërohet me arrestimin e komandantëve të UÇK-së
- Mlladiç kundër gjykatësit në Hagë
- Gjyqi Mlladiç, akuza thërret 400 dëshmitarë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi