Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mlladiç kundër gjykatësit në Hagë Empty Mlladiç kundër gjykatësit në Hagë

Sat 12 May 2012 - 8:19
Mlladiç kundër gjykatësit në Hagë Mlladicccccccccccccccc

Avokatët që përfaqësojnë ish-komandatin e serbëve të bosnjes, Ratko Mlladiç, i cili po gjykohet në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe genocid, kërkuan të premten që gjykatësi që drejton çështjen të zëvendësohet.

Sipas tyre, gjyqtari Alphons Orie e ka paragjykuar çështjen dhe është i influencuar nga presione të jashtme.

Avokatët mbrojtës deklaruan se Orie është i përfshirë në çështje, në të cilën vartës të Mlladiç janë dënuar me burgim.

Sipas mbrojtjes, procesi që do të nisë të rikthehet në gjykatë të mërkurën, mund të dëmtohet edhe nga fakti se Orie është holandez dhe kjo mund të krijojë mungesë objektiviteti në dëgjimin e dosjes së Srebrenicës.

Masakra famëkeqe e mbi shtatë mijë meshkujve boshnjakë muslimanë u mundësia edhe nga neglizhenca e paqeruajtësve holandezë, të vendosur për të mbrojtur enklavën.

Gjykimi i Mlladiç është shtyrë disa herë në të shkuaën për arsye shëndetësore. Çështja tashmë mund të pësojë një shtyrje të re, deri në marrjen në shqyrtim të kërkesave të mbrojtjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi