Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

VMRO lavdërohet me arrestimin e komandantëve të UÇK-së Empty VMRO lavdërohet me arrestimin e komandantëve të UÇK-së

Sun 18 Mar 2012 - 19:27
Marrëdhëniet ndëretnike, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe mos zgjidhja e çështjes së emrit, përplasën sot dy subjektet politike maqedonase VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në. Socialdemokratët në mbledhjen e përbashkët të dy këshillave asaj për siguri dhe integrime euroatlantike kanë konstatuar se marrëdhëniet ndëretnike në vend vitet e fundit janë nënçmuar nga Qeveria aktuale. “Marrëveshja e Ohrit, që nga koha e nënshkrimit të saj deri sot, është dashur të jetë e qartë për të gjithë se nuk mundet të implementimet vet dhe e njëjta nuk është vetëm votim me badenter apo punësim në bazë etnike. Nuk është ajo që një bashkësi etnike të propozojë projekte dhe bashkësia tjetër ta injorojë dhe të kërkojë kompensim të ngjajshëm, projekt etnik në rrethin e tyre. Në Maqedoni projekte të tilla kemi parë në periudhën e kaluar, për fat të keq ato kanë komponentë mono-etnike dhe mono-religjioze. Kjo që po ndodh në Maqedoni me marrëdhëniet ndëretnike nuk ka rënë nga qielli dhe nuk ka ardhur brenda natës. Tendenca negative janë vërejtur më herët, të përmendim disa, kisha në Kalanë e Shkupit është incident i rëndë ndëretnik, kemi regjistrim të dështuar të popullsisë e kështu me rradhë” , tha Stevo Pendarovski, nga LSDM. Por ndaj pohimeve të këtilla menjëherë ka reaguar VMRO-DPMNE. Deputeti, Vllatko Gjorçev tha se LSDM-ja kishte 15 vite kohë që ta zgjidh çështjen e emrit ndërsa problemet ndëretnik nuk i ka zgjidhur asnjhërë por i ka lënë që të tjerët tua zgjidhin. Gjorçev u lavdërua edhe me arrestimin e komandantëve të UÇK-së. “Të përkujtojmë se LSDM-ja kishte plot 15 vite mundësi që ta zgjidh çështjen e emrit, por ajo nuk e bëri atë. Agim Krasniqi disa muaj e mbante Shkupin të rrethuar, duke u kërcënuar çdo ditë me granatime. Jo vetëm ne por edhe diplomatët e huaj habiteshin se përse Qeveria e atëhershme nuk arrinte të zgjidhte problemin. Kalkulonin dhe bënin pazare ndërsa përsëri të tjerëve ua linte ta zgjidhte problemin. Sot Krasniqi është në burg. Ngjashëm është me edhe me komandant Hoxhën i cili në çdo gjashtë muaj luante me marrëdhëniet ndëretnike. Komandant Çakalla çdo ditë jepte deklarata nga burgu ndërsa komandant Baci, rrihte, kryente vjedhje dhe tregti. Sot këta njerëz ose janë në burgje ose ballafaqohen me akuza para institucioneve të sistemit” , tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së. Gjorçev kërkoi nga LSDM-ja që të përgatis dhe të ofrojë program dhe koncept në interes të qytetarëve, pasi sipas tij, njerëzit në vend janë lodhur nga intrigat, frika dhe manipulimet e LSDM-së.

Shkëlzen Aqifi-ALSAT

Titulli i informacionit në TV ALSAT është "LSDM-VMRO-DPMNE përpalsen për tensionet"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi