Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

BDI dëshiron shqipen, VMRO nuk e jep Empty BDI dëshiron shqipen, VMRO nuk e jep

Fri 14 Jun 2013 - 14:21
Vllado Popovski, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Maqedonisë, ka shtruar tërthorazi idenë për mundësinë e sjelljes së një Ligji, me të cilin do të zgjidhej përfundimisht çështja  e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si gjuha e dytë zyrtare e vendit.
Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së në parlamentin e  Maqedonisë e konsideron qëndrimin e Popovskit, si një qëndrim të guximshëm politik, i cili si i tillë duhet mirëpritur. Ajo vlerëson se prononcimi i Popovskit, është ndër të paktët, në mos i vetmi, nga një maqedonas etnik, dhe hartuesi i kushtetutës, i cili pranon se në vitin 2001 u arrit statusi gjuhë zyrtare për gjuhën shqipe. 
“Por, ajo çfarë e pengon në praktikë, është mungesa e vullnetit dhe guximit nga klasa politike maqedonase për ta lejuar këtë. Me fjalë tjetra, Kushtetuta e zyrtarizon, por ka tendenca për pengim të zyrtarizimit përmes ligjeve, gjë që pastaj hap dilemën, nëse ligjet janë kushtetuese ose antikushtetuese. Fryma e Marrëveshjes së Ohrit promovon zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa letra e pengon atë, për fat te keq”, vlerëson deputetja, Ermira Mehmeti.
Por nga ana tjetër deputetja  Silvana Boneva nga radhët e partisë më të madhe në vend, VMRO-DPMNE konsideron se Ligji për përdorimin e gjuhëve në mënyrë të qartë përcakton kornizën për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në R. e Maqedonisë, në nivel lokal, në komunikim me qendrën, me institucionet.
“Mendoj se ligjin e sollëm me konsensusin maksimal të mundshëm në Kuvendin e Maqedonisë, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. kushtetutën dhe mendoj se kjo u përshëndet edhe nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, ashtu që kjo sferë e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve, mendoj se është e rregulluar”, theksoi Silvana Boneva.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi