- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Çeku që mësoi shqipen në tren
Mon 20 Aug 2012 - 16:16
Teksa do të përjetonte magjinë e bregdetit dhe të trashëgimisë greke, Martin Surov?ák do të takohej edhe me disa punëtorë sezonalë në Greqi. Ata ishin shqiptarë. Fjalët “mirëdita”, “si jeni” apo “faleminderit” do të ishin të parat fjalë të gjuhës shqipe që ai do të mësonte t’i shqiptonte gjatë bisedave me shqiptarët me të cilët kishte krijuar edhe shoqëri
Sa kishte përfunduar gjimnazin dhe një pushim në bregdetin grek kishte qenë zgjidhja e duhur. Më së paku do t’i shkonte në mendje se gjatë atij pushimi do të ngacmohej nga një dëshirë e cila më vonë do t’i bëhej preokupim profesional. Qejfi dhe profesioni rrallëherë bashkëjetojnë. Por Martin Surov?ák ka një rrëfim të kundërt. E rrëfimet e kundërta me historitë e ngjashme janë interesante. Teksa do të përjetonte magjinë e bregdetit dhe të trashëgimisë greke, Surov?ák do të takohej edhe me disa punëtorë sezonalë në Greqi. Ata ishin shqiptarë. Fjalët “mirëdita”, “si jeni” apo “faleminderit” do të ishin të parat fjalë të gjuhës shqipe që ai do të mësonte t’i shqiptonte gjatë bisedave me shqiptarët me të cilët kishte krijuar edhe shoqëri. Por Martin Surov?ák (26) që këtë vit do të nisë studimet e doktoraturës, nuk do ta linte me këto fjalë raportin e tij me shqipen.“Më pëlqeu shumë shqipja, sepse më dukej gjuhë ekzotike”, thotë Surov?ák, i cili viziton Prishtinën për të katërtën vit radhazi. Madje vitin e kaluar do të qëndronte për më shumë se tre muaj në kryeqytetin kosovar. Arsyeja e vizitave të tij në Prishtinë është Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që këtë vit po mban edicionin e tij të XXXI. Pasi kishte kryer pushimet dhe kishte ardhur koha që të nisin studimet, drejtimin e të cilave Surov?ák e kishte të vendosur që të jetë Ballkanistika, përvoja greke me gjuhën shqipe e kishte shtyrë atë të thellohej edhe më. Studimet për ballkanistikë do të ishin arsye edhe më e madhe që shqipja të jetë prioritet i tij. “Por kur filloja ta mësoja shqipen, në Çeki nuk ekzistonte asnjë kurs për këtë gjuhë. Madje as fjalor shqip-çekisht nuk ka pasur. Një i tillë është botuar në vitin 2008”, kujton Surov?ák. Por kjo çekut – i cili të enjten në kuadër të Seminarit... ka referuar mbi frazeologjizmat e gjuhës shqipe në të folur- nuk do t’i sillte asnjë problem. Ai kishte një mënyrën të tijën se si ta mësonte gjuhën që për të ende mban epitetin “ekzotike”. Martin Surov?ák është nga një qytet verior në Çeki që në vitet e mëhershme ishte njohur edhe si hapësirë e vogël, por me shumë emigrantë. “Ka pasur edhe shqiptarë, por nuk kanë qëndruar shumë”, kujton ai. Vendlindja e tij, Djeqin, do të ishte bajagi larg nga qyteti Berno ku ishte universiteti në të cilin Surov?ák studionte.
Largësia ndërmjet vendlindjes së tij dhe qytetit universitar është afro 380 kilometra. Ai do të kalonte këtë rrugë me një transport jo fort të njohur në Ballkan, por shumë të praktikuar në vendin e tij. Martin Surov?ák do të mësonte shqipen në tren. “Është interesante për mua historia se si e mësoja gjuhën shqipe në tren. Nga Djeçin deri në Berno ku studioja kishte distancë të madhe, prandaj kisha kohë të mjaftueshme për të mësuar diçka, por shumicën e kohës kam mësuar shqip”, thotë Surov?ák. Për të mësuar shqipen ai do të përdorte librat bazë të gjuhës, por edhe nëpërmjet greqishtes. “Shumë shokë të mi më thoshin se jam çmendur. Ata nuk e njohin aspak shqipen dhe në fakt nuk njihja askënd në Çeki që mësonte shqipen”, thotë Surov?ák. Më vonë, një takim me një student – që tash është profesor i ballkanistikës - do t’i hapte edhe rrugë të tjera për të mësuar gjuhën që ai e quan më të veçantën ndër gjuhët e Ballkanit dhe ato indoevropiane. Për këtë ai jep arsyet që kanë të bëjnë me gramatikën. “Shqipja ka tipare gramatikore që nuk hasen në asnjë gjuhë sllave. Ka nyjat e përparme që bëjnë shumë problem në mësim. Por tingëllon dhe ka një theks të bukur”, thotë Surov?ák. Por kjo duket se nuk u bën përshtypje edhe shumicës së njerëzve në Çeki. Surov?ák thotë se në tërë Çekinë janë diku rreth 150 studentë që janë regjistruar për të mësuar shqipen. Surov?ák ka bindjen se ftohtësia mes çekishtes dhe shqipes është pasojë e raportit të largësisë mes dy vendeve. Ai ka vërejtur edhe mungesë të një organizimi të shqiptarëve në Çeki. Ani pse thotë se viteve të fundit ka shumë studentë kosovarë që zgjedhin vendin e tij për të studiuar, organizimi i tyre mungon. “Për fat të keq”, thotë ai. Por që raporti çeko-shqiptar të “nxehet”, Surov?ák është një shpresë. Gjatë semestrit të vitit të ardhshëm ai do të mbajë kurs të shqipes dhe gjithashtu është në përgatitje të një kursi mbi bazat e albanologjisë. “Kjo tregon që do të merrem për shumë kohë me albanologji”, thotë ai.
Duke qenë një ballkanolog me një përgatitje të lartë, Surov?ák nuk është indiferent as ndaj debateve mbi gjuhën shqipe. Është ithtar i fortë se standardi i shqipes duhet të jetë një gjuhë e vetme për shqiptarët. Po kaq i bindur është edhe për atë se në këtë standard duhet të futen elemente të reja të gegërishtes. “Standardi ka nevojë për elemente të reja. Mund të futet paskajorja dhe lidhorja”, thotë ai. E dialektet e shqipes janë edhe pasioni i Surov?ák. “Më pëlqejnë të dyja dialektet. Po të kisha shkuar në Korçë do të mësoja nga dialekti i tyre se si ‘shkonja’ përdoret në vend të “shkoja’”, thotë Surov?ák. /KD/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi