- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Çeku thotë se NATO-ja s’vendos për FAK-un
Thu 20 Feb 2014 - 22:05
Ministri i FSK-së Agim Çeku ka thënë se NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-së.
Sipas tij, një gjë e tillë është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, vendim i sovranit. Ish gjenerali i TMK-së, ka thënë se Aleanca veriatlantike mund të merr vendim ta mbështes apo jo një zhvillim të tillë, për çka është shprehur i bindur se NATO-ja do ta mbështesë, duke qenë se kjo, sipas tij, është në interes edhe të kësaj force.
Çeku ka ripërsëritur qëndrimin e shefit të tij në Qeveri, kryeministrit Hashim Thaçi, se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë 8 mijë ushtarë dhe 4 njësi komanduese. Emri Ushtri, për gjeneralin nuk do të thotë më shumë se sa Forcë e Armatosur.
“Ne do t'i kemi Forcat Tokësore që dikush i quan Ushtri, do ta kemi Gardën Kombëtare, do ta kemi Komandën e Logjistikës dhe Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, pra 4 lloj të forcave dhe për këtë arsye quhet Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Çeku në një intervistë për televizionin publik të Kosovës. “Me këto ndryshime, edhe Ministria për FSK-në do të shëndrohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe do të jetë ministri e mbrojtjes me kompetenca, me strukturë e me detyra të ngjashme me çdo ministri të mbrojtjes në botë”, ka shtuar më tej ai.
Çeku ka thënë të ketë mbetur i befasuar për interpretimin i cilin i është bërë, ngase sipas tij, NATO-ja nuk ka thënë ashtu.
“Është e vërtetë që NATO-ja merr vendime bazuar në konsensus. NATO vazhdon ta mbështes FSK-në dhe NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-së ajo është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veç Kosova mund të merr vendim”, ka thënë Çeku.
Kryeministri aktual Hashim Thaçi, qysh në vitin 1999 kishte premtuar se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si një vendim plotësisht në përputhje me vullnetin e popullit, në përputhje me të drejtën legjitime të çdo vendi sovran që ta ketë ushtrinë e vet dhe në përputhje me ligjin.
Ministri Çeku, është pyetur nëse Forcat e Armatosura të Kosovës do të kujdesen edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit edhe në Veri.
“Ne e kemi një vend, e kemi një Kosovë dhe e trajtojmë Kosovën si tërësi, pra do të kujdeset për ruajtjen e sovranitetit të tërë territorit të Republikës së Kosovës dhe integritetin territorial në gjithë vendin”, ka thënë ai.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi