Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Çeku e Veseli i bashkohen PDK-së! Empty Çeku e Veseli i bashkohen PDK-së!

Mon 12 Mar 2012 - 16:27
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së shpejti pritet që t’i bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave.

Kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës “Tribuna Shqiptare”, brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.

“Deri në qershor do mbahen zgjedhjet në nivel të degëve, kurse deri në fund të shtatorit, eventualisht fillim të tetorit do të përfundojë Kuvendi zgjedhor në PDK. Në radhët e PDK-së do të ketë aderime të reja si Kadri Veseli, Agim Çeku, si dhe disa emra të tjerë të këtij kalibri. Por, do të ketë edhe profesorë universitarë si dhe përfaqësues të mediave. Kështu që PDK-ja do forcohet edhe më shumë me prurje të reja”, thotë ky burim.

Pritet që gjatë Kuvendit zgjedhor do të zhvillohet një garë e fortë brenda partisë.

“Do jetë një garë e gjerë brenda partisë, kuptohet nga prurjet që kanë qenë më herët, por edhe nga prurjet e mëdha që do vijnë, e që janë emra ta njohur që do t’i bashkohen partisë më të madhe në pushtet”, ka shtuar tutje ky burim i gazetës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi