Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkupi i VMRO-së ia “vjedh” turistët e Ohrit të LSDM-së! Empty Shkupi i VMRO-së ia “vjedh” turistët e Ohrit të LSDM-së!

Tue 13 Mar 2012 - 10:23
– Ndarjet ndërmjet partive politike në Maqedoni dhe rivaliteti ndërmjet tyre thuajse kanë marrë një kahje krejt të çmendur. Përderisa në Maqedoni po shtohet numri i turistëve, hotelet dhe restorantet e Ohrit vazhdojnë të mbyllen, kurse ata të Shkupit vazhdojnë të kenë çdo ditë e më shumë punë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në vitin gjatë këtij dimri ka pasur 10 për qind më shumë turistë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse 25 për qind më shumë se në vitin 2010. Ky fakt të çon të mendosh se të gjitha qendrat turistike kanë pasur punë në sezone të ndryshme për të cilat janë të dedikuara ato, por llogaritjet nuk dalin të tilla.

Hotelierët e Ohrit ankohen se qeveria i ka tërhequr të gjithë turistët në Shkup, me të vetmen aarsye pasi Ohri udhëhiqet nga kryetar i cili është në partinë opozitare. Investimet e parreshtura në kryeqytet siç është edhe projekti “Shkupi 2014” i ka tërhequr më shumë turistët.

Turistët që kishin rezervuar aranzhmane për të kaluar dimrin në Maqedoni, për shkak të borës së madhe dhe bllokimit të disa rrugëve nuk kishin mundur që të shpenzojnë paratë e tyre aty ku kishin dashur. Për këtë arsye kompanitë turistike iu kanë preferuat turitëve Kryeqytetin, të cilin ata e kanë shëtitur vetëm për dy ditë.

“Rritja e numrit të turistëve është si rezultat i zvogëlimit të çmimeve, kryesisht ky ritëm ka vazhduar në Shkup. Ata që bëjnë turne në Ballkan vendosin që një ose dy ditë të qëndrojnë edhe në Shkup. Por shtrohet pyetja çfarë mund t’iu ofrojmë turistëve. Kishim skandale dhe bllokime të qendrave turistike siç ishin Pelisteri, Kozhufi që është ende i bllokuar etj, kur disa turistë grek mbetën të izoluar" ka thënë pronari i agjencisë turistike Adriatik Mavrovo.

Kafiteritë e Shkupit thonë se në kafenetë e tyre shihen turistë nga Kina, Japonia, SHBA, Britania, Turqia dhe vendet skandinave.

Pronarët e hoteleve dhe kafiterive në Ohër thonë se edhe gjatë verës qeveria iu bën obstruksione, duke mos i bërë publicitet të mjaftueshëm Ohrit ose Strugës.

Nga ana tjetër, turistët shqiptarë kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe qytet e Maqedonisë, pushimet dimërore i kanë kaluar në “Kodrën e Diellit” në Tetovë.

Me investimet e paralajmëruara në këtë qytet pritet që në ët ardhmen “Kodra e Diellit” të bëhet një prej qendrave më të njohura të dimrit në Ballkan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi