Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Si dështoi Samiti i Ohrit Empty Si dështoi Samiti i Ohrit

Thu 30 May 2013 - 14:54
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar dështimin e Samitit të Ohrit si dëmtim të imazhit të shteteve të rajonit dhe të vet Bashkimit Europian.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Jashtme ka përshkruar në detaje se si ka rrjedhur i tërë procesi i përgatitjes së Samitit të Ohrit e deri te dështimi i sotëm.

Aty thuhet se është vërtetuar se pa Kosovën nismat rajonale nuk kanë karakter kuptimplotë.

“Po dëshmohet edhe njëherë se bashkëpunimi rajonal pa Kosovën është i paplotë, dhe i papërfunduar”, thuhet në dokumentin e MPJ’së.

MPJ konsideron se mos-përfshirja e Kosovës në këtë Samit, përkatësisht dështimi për të siguruar ftesë zyrtare për Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Jashtëm, janë karakteristikë e trashëgimisë së vjetër të tendencave përjashtuese dhe paragjykuese për popujt dhe shtetet e caktuara në Ballkanin Perëndimor.

“Tendenca e Serbisë për të mbajtur peng rajonin, përmes metodave të bllokimit dhe mungesës së bashkëpunimit rajonal mbi parimet europiane, tashmë është dekonspiruar dhe si e tillë duhet dënuar ashpër. Pretendimet hegjemoniste të ndërtuara mbi doktrina ideologjike dhe anti-demokratike të Serbisë nuk guxojnë të jenë në shërbim të frymës së bashkëpunimit rajonal”, thuhet në dokumentin e MPJ’së, dërguar shteteve mike të Kosovës.

Samiti është paraparë të mbahet në fillim të qershorit, por është anuluar sot nga Presidentit i Maqedonisë, për shkak se Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia kanë anuluar pjesëmarrjen me arsyetimin se mungon përfaqësuesit e Kosovës.

Sidoqoftë, përgatitjet për Samitin kishin nisur më 5 prill, ku Republika e Kosovës kishte shprehur kërkesën e saj përmes letrës zyrtare drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki që të jetë pjesëmarrëse në takimet e SEECP.

“Me këtë rast, është shprehur vullneti politik që pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në RCC, të sigurohet pjesëmarrja e plotë e Kosovës në premisa të barabarta nën ombrellën e SEECP. Letra e drejtuar nga Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Kryesuesi i radhës të fasilitoj pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në takimin e formal të Ministrave të Punëve të Jashtme”, thuhet të dokumentin e MPJ’së.

Por, më 11 maj, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kishte lëshuar një njoftim, pasi kishte folur me Kryediplomatin maqedon, se Kosova do të marrë pjesë në Samit si shtet i pavarur dhe i barabartë me të gjitha vendet e rajonit.

Në fakt, Hoxhaj, sipas dokumentit, ftesën për të marrë pjesë në Samit e kishte marrë dy ditë më herët, përkatësisht me 9 maj.

“Më 9 Maj 2013, MPJ ka pranuar ftesën zyrtare nga Ministri i Jashtëm Poposki, duke theksuar se Samiti i radhës i SEECP-së bazohet mbi parime të gjithëpërfshirës, si një ndër shtyllat e bashkëpunimit rajonal. Më tutje, Ministri Poposki ka ftuar Ministrin Hoxhaj në kapacitet të Mysafirit Special, datë 31 Maj 2013”, thuhet në dokument.

Mirëpo, krejt situatë është përmbysur para dy javësh, në takimin e Drejtorëve Politik të Ministrive të Punëve të Jashtme të SEECP të mbajtur më 15 Maj 2013 në Shkup.

Aty Serbia nuk ka lejuar që kërkesa e Ministrit Hoxhaj të jetë në agjendën e takimit, duke propozuar procedurën e aprovimit me heshtje.

“Më datë 17 Maj 2013, Sekretariati i Kryesuesit të radhës ka kërkuar nga Drejtorët Politik të shteteve anëtare të SEECP përmes komunikimit elektronik që shtetet anëtare të deklarohen rreth ftesës dërguar për Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke ju referuar Charter on Good Neighbourly Relations, Stability, Security and Cooperation in South-eastern Europe si dhe Annex Procedural përmes procedurës së aprovimit me heshtje deri më datë 23 Maj 2013. Vlen të theksohet se kjo kërkese është bërë vetëm për ftesën e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke mos u praktikuar në ftesat tjera nën kapacitetin e Mysafirit Special, siç është rasti me Vuk Jeremic, President aktual i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

“Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë thyer procedurës e aprovimit me heshtje në mënyrë të shkruar duke u shprehur kundër pjesëmarrjes së Ministrit të Jashtë të Republikës së Kosovës në këtë takim”, thuhet më tej në dokument.

Në këtë takim, Serbia ka deklaruar se Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të pranoj pjesëmarrjen.

“Për dallim nga Serbia, Bosnje Hercegovina ka shprehur mos-pajtimin e saj për praninë e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si rezultat i mosnjohjes nga Bosnje Herzegovina”./GazetaExpress
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi