Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Arbnor
Arbnor
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 218
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/03/2011

DASH: Qeveria kosovare dështoi në luftën antikorrupsion Empty DASH: Qeveria kosovare dështoi në luftën antikorrupsion

Sat 9 Apr 2011 - 16:24
Një demokraci parlamentare, me një popullatë prej rreth 2.2 milionëshe, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe përgjithësisht mund të thuhet se ka përmbushur standardet ndërkombëtare, ndonëse parregullsitë serioze kanë rezultuar me rivotime në disa komuna. Me një konstatim të këtillë fillon kapitulli për Kosovën, në raportin e fundit të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2010, raporton REL. Në raport thuhet se problemet dhe abuzimet e raportuara në fushën e të drejtave të njeriut kanë të bëjnë me: “…ndërhyrjen e qeverisë në forcat e sigurisë dhe në drejtësi; paraburgimet e stërzgjatura dhe mungesën e proceseve gjyqësore në kohën e paraparë; presionin mbi medie nga zyrtarët publikë dhe individë të ndryshëm; incidentet e dhunshme kundër pjesëtarëve të komuniteteve fetare; përparimin e kufizuar në kthimin e personave të zhvendosur; korrupsionin qeveritar, përfshirë këtu edhe Policinë e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë; dhunën dhe diskriminimin ndaj grave e trafikimin me njerëz; diskriminimin e abuzimin e komuniteteve pakicë, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara dhe të personave të tjerë, bazuar në orientimet e tyre seksuale dhe punësimin e fëmijëve në sektorin joformal”, thuhet në raportin 44 faqesh. Ai rikujton rastet kryesore, për të cilat janë raportuar problemet, gjatë gjithë vitit 2010. Mes të tjerash, në të përmendet edhe raporti i Këshillit të Evropës, i hartuar nga anëtari i saj, Dik Marti, për siç thuhet trafikim organesh nga ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë këtu edhe kryeministrin Hashim Thaçi. Duke rikujtuar hetimet e zhvilluara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krime Lufte, raporti rikujton gjithashtu se hetimet kanë përfunduar pa gjetjen e dëshmive.
Në të flitet edhe për strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, duke thënë se “qeveria serbe ka vazhduar me funksionimin e pasanksionuar të sistemit paralel të drejtësisë në enklavat e banuara me serbë dhe në komunat e banuara me shumicë serbe”.
Kur bëhet fjalë për veriun dhe pjesët e banuara me komunitetet pakicë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vlerëson se rreziqet e perceptuara dhe incidentet sporadike të dhunës dhe presioni vazhdojnë të kufizojnë lirinë e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës në veri të vendit dhe të serbëve në pjesët e tjera të vendit.
Një pjesë e veçantë i kushtohet edhe skenës mediale në Kosovë, bazuar në raportimet që janë bërë dhe reagimet e organizatave vendore e ndërkombëtare mbi presionet e zyrtarëve publikë, politikanëve dhe bizneseve. Te kapitulli për korrupsionin, raporti rikujton se me ligj korrupsioni zyrtar është vepër penale, megjithatë, thuhet në raport, “qeveria nuk e ka zbatuar këtë ligj me efikasitet dhe zyrtarët thuhet të jenë angazhuar në praktika korruptive, duke mos u dënuar për to”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi