Qeveria blen pajisje të re për luftën ndaj kancerit
Sun 27 Oct 2013 - 13:03
Në muajin e luftës ndaj kancerit të gjirit, qeveria ka vendosur pajisjen me aparaturë mjekësore moderne të Shërbimit të Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në vendim sqarohet se “projekti mbarëkombëtar i terapisë parashikon pajisjen me aparaturë mjekësore bashkëkohore moderne të Shërbimit të Onkologjisë, në QSUT, konkretisht akseleratorit linear për mjekimin radioterapeutik i kancerit me rrezatim. Një tjetër vendim i marrë dje ishte ai për miratimin e ndryshimeve në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit, në kuadër të kontrollit dhe përditësimit që i është bërë listës së shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nga data 20.5.2013 deri në datën 25.9.2013.shekulli.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi