Sukses historik në luftën ndaj tuberkulozit
Wed 12 Oct 2011 - 15:38
Numri i fataliteteve nga tuberkulozi ka pësuar rënie nga viti i mëparshëm për herë të parë në historinë e njerëzimit, lajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport të publikuar pasditen e sotme.
Një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë, tuberkulozi “humb terren” për shkak të përmirësimeve efikase që janë bërë në sistemin shëndetësor të vendeve me popullësi shumë të mëdha, si Kina, Brazili, Kenia dhe Tanzania.
Megjithatë, OBSH paralajmëroi se mungesa e fondeve të mjaftueshme për të luftuar këtë sëmundje, sidomos në rastet gjithmonë e më të shpeshta të shfaqjes së saj në formë të iminuzuar ndaj medikamenteve konvencionale, rrezikon ta shndërrojë këtë sukses në të përkohshëm.
Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, theksoi se nuk ka vend për vetkënaqësi. Shndërrimi i tuberkulozit në një sëmundje të kurueshme në të gjithë botën është një prej objektivave kryesorë të listës së mijëvjeçarit.
Sëmundja më vdekjeprurëse në botë deri në fundin e viteve 1960, tuberkulozi është edhe sot një prej arsyeve kryesore të vdekshmërisë në vendet e botës së tretë dhe ato në zhvillim. Gjatë vitit 2010, 1,4 milion persona humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje pulmonare.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi