Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Leonora Jakupi nuk pranon të jetë pjesë e VIP-Shtëpisë Empty Leonora Jakupi nuk pranon të jetë pjesë e VIP-Shtëpisë

Fri 2 Apr 2010 - 14:46
Leonora Jakupi nuk pranon të jetë pjesë e VIP-Shtëpis
Leonora Jakupi nuk pranon të jetë pjesë e VIP-Shtëpisë Leonora-jakupi-037-asdrenrrahmani-500
E dashur nga publiku
dhe shumë e kërkuar nga VIP- Shtëpia, këngëtarja Leonora
Jakupi ka
konfirmuar për Kosovapress se ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në
këtë
spektakël, porse nuk ka pranuar të jetë pjesë e tij, me arsyetimin se
‘intimitetin
do që ta ruaj vetëm për familjen e saj’.

Derisa kanë mbetur
edhe
dy ditë deri në fillimin e spektaklit të VIP- Shtëpisë, janë bërë
publikë 6
emrat e pjesëmarrësve të parë, ku ndër ta është edhe ylli i
estradës shqiptare,
Big Mama, si femra e vetme që ka pranuar ftesën
deri më tash.

Por duket
se protagonistët e spektaklit të
VIP- Shtëpisë, spektakël ky që do të fillojë me
1 prill, po kanë
probleme që t’i mbledhin emrat e njohur të estradës dhe t’i
vënë ata
nën vëzhgimin e kamerave 24 orë për një muaj rresht.

Deri më
tash
përveç, Medës dhe aktores Olta Gixharri që për arsye të ndryshme nuk
kanë
pranuar ftesën dhe nuk do jenë konkurrent në VIP- Shtëpinë,
tashmë ftesën e ka
kundërshtuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Leonora
ka konfirmuar për
Kosovapress se ka pranuar ftesën për pjesëmarrje
në këtë spektakël, porse nuk ka
pranuar të jetë pjesë e tij, me
arsyetimin se ‘intimitetin do që ta ruaj vetëm
për familjen e saj’.

“Po
kam marrë ftesën, por nuk do ta pranojë, pasi
intimitetin tim unë e
ruaj vetëm për familje dhe nuk dua ta ekspozojë për
publikun”, ka
thënë Leonora.

Ndërkaq, emra të përfolur për pjesëmarrje

VIP- Shtëpinë janë edhe këngëtarët; Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vula,
Nora
Istrefi, këngëtarja Soni dhe Elvana Gjata./L.Gashi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi