Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shfaqja e rrallë në qiejtë e Skocisë Empty Shfaqja e rrallë në qiejtë e Skocisë

Tue 6 Mar 2012 - 1:23
Shfaqja e rrallë në qiejtë e Skocisë MeteoriskocifotolajmiQiejt e Skocisë u bënë protagonistë të një shfaqje me të vërtetë të rrallë mbrëmjen e së shtunës, kur një meteor u pa qartë nga mijëra persona.

Një top i zjarrtë përflaku të gjithë qiellin rreth orës 21:40 të së shtunës, ndërsa më të shpejtët arritën të drejtonin celularët apo aparatet e tyre fotografikë drejt qiellit, duke kapur pamjet e spektaklit të rrallë.

Meteori, u pa qartësisht në Anglinë Veriore dhe në Skoci, ku disa qindra telefonata përmbytën centralet e policisë.

Ndonëse trupi qiellor nuk është identifikuar ende nga astronomët, besohet se ai është një prej mijëra fragmenteve hapësinorë që qarkullojnë midis Marsit dhe Jupiterit. Është i njohur fakti se vazhdimisht, këto fragmente qiellore shkëputen nga trajektorja e tyre e zakonshme dhe digjen në atmosferën e Tokës. /TCH
Shfaqja e rrallë në qiejtë e Skocisë Meteoriskoci

Shfaqja e rrallë në qiejtë e Skocisë Meteoriskoc1i
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi