Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Qeveria e Skocisë shpall planin për pavarësi Empty Qeveria e Skocisë shpall planin për pavarësi

Sun 24 Nov 2013 - 17:54
Qeveria e Skocisë të martën planifikon shpalljen e planit juridik në synimin e saj për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, me ç’rast në fokus të saj është ekonomia.

Unioni me Mbretërinë e Bashkuar zgjat tash e 300 vjet.

E ashtuquajtura “Letra e Bardhë” për pavarësinë e Skocisë do të shpallet nga qeveria rajonale në Edinbrough (Edinburg), para referendumit historik për çështjen e pavarësisë, në shtator të vitit të ardhshëm, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Zëvendësministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon tha sot se dokumenti “gjithëpërfshirës dhe i detajuar” është projekt jo vetëm për Skocinë, por për çfarëdo vendi përkatës të pavarur.

“Është dokument madhor që e krijon rastin për pavarësi ekonomike, shoqërore dhe demokratike”, tha ajo.

Vetëm një e treta e 5.3 milionë skocezëve aktualisht janë në favor të pavarësisë, sipas hulumtimeve të opinionit.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, dhe qeveria e tij e udhëhequr nga konservatorët, nga ana tjetër, bëjnë fushatë për të votuar kundër, duke pretenduar se pavarësia e Skocisë do të ishte përplot me probleme dhe rreziqe.

Sipas kundërshtarëve të pavarësisë, Skocia është më e fortë brenda Mbretërisë së Bashkuar, e cila bashkon Anglinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe Skocinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi