- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Siri, Rusia mbështet planin e Annan
Thu 28 Jun 2012 - 14:38
Rusia do të mbështesë propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan për një qeveri të unitetit kombëtar për të drejtuar ndryshimet politike në Siri.
Sipas BBC, diplomatët perëndimorë thonë se kabineti i propozuar mund të përfshijë pjesëtarë të opozitës dhe qeverisë, por me kusht që të kenë kredibilitet. Kjo gjë do të diskutohet në një mbledhje të grupit veprues të OKB-së të shtunën, në Gjenevë.
Mendohet se presidenti Bashar al-Assad nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie.
Ndërkohë që dhuna vazhdon në Siri. Të mërkurën persona të armatosur mësynë një stacionin televiziv pro-qeveritar dhe vranë shtatë
Siria
persona.
Sipas agjensisë së lajmeve “Sana”, ata i vunë flakën redaksisë së lajmeve në televizionin"Ikbarija" që ndodhet në jug të Damaskut. Aty humben jetën gazetarë dhe roje të sigurisë.
Korrespondenti i BBC-së, Xhim Mjur që ndodhet në Liban raportoi se Televizioni Shtetëror Siriane ndali transmetimet për të shfaqur drejtëpërsëdrejti sulmin në ndërtesën e televizionit "Ikbaria" në qytetin Drusha, 200 km në jug të kryeqytetit sirian. Televizioni shtetëror shfaqi pamje të ndertesës së djegur dhe zjarrit që përhapej me shpejtësi.
Më herët, presidenti Al-Assad, në mbledhjen e qeverise foli për "luftë të vërtetë" në vend. Ai kritikoi vendet që kanë bërë thirrje për largimin e tij nga pushteti duke thene se "perëndimi gjithonë merr, po asnjëherë nuk jep dhe kjo është provuar tashmë".
"Siç e thashë në fjalimin tim në Parlament, ne po jetojme një gjendje lufte të vërtetë nga të gjitha anet. Ndërsa jetojmë këtë situatë, e gjithë politika, palët dhe sektorët duhet të drejtohen për ta fituar këtë luftë", tha al-Assad.
tch

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi