- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
BE “harton” planin për daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona
Wed 13 Jun 2012 - 17:49
Komisioni Evropian ka pranuar se po jep këshilla ligjore për kontrollin kapital dhe kontrollin kufitar lidhur me daljne e mundshme të Greqisë nga eurozona.
“Ne jemi mbrojtësit e traktit të BE-së dhe u japim informacion cilitdo që pyet mbi ligjet Evropiane mbi një skenarë të tillë. Kjo nuk do të thotë se po përgatitemi për ndonjë plan konkret”, është shprehur zëdhënësi i KE-së, Olivier Bailly.
Reuters ka raportuar se plane të tillë mund të caktojnë kufizime për tërheqje të parave nga filiale greke dhe rivendosjen e kontrollit kufitar për të parandaluar një numër të konsiderueshëm të shtetasve grekë që lënë vendin e tyre.
“Roli ynë është të themi atë që parashikojnë ligjet e BE-së jo të hartojmë skenarë. Je nuk jemi skenaristë për filma me katastrofa”, ka shtuar zëdhënësi i KE-së.
Ai nënvizoi se kontrolli i kapitali parashikohet në artikullin 65 në traktin e Lisbonës. Gjithashtu vendet e BE-së në raste të kërcënimit të interesit publik apo për arsye sigurie mund të rivendosin kontroll të përkohshëm në kufij.
Shqetësime të tilla vijnë në një kohë kur këtë javë në Greqi do të mbahen zgjedhje dhe pritet që t’i fitojë Syriza, parti e cila kundërshton marrëveshjen e ndihmës. /F.S/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi