Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Portugalia harton masat e ashpra shtrënguese Empty Portugalia harton masat e ashpra shtrënguese

Tue 16 Oct 2012 - 9:27
Portugalia harton masat e ashpra shtrënguese Portuggggali

Qeveria portugeze hartoi projekt-buxhetin e vitit 2013, në të cilin përfshihet masat shtrënguese më të ashpra të njohura në historinë moderne të vendit.

Ministri i Financave, Vitor Gaspar, konfirmoi se taksa mbi të ardhurave do të rritet nga 9,8% në 11,8% vitin e ardhshëm, së bashku me një sërë taksash të tjera dhe një reformë pensionesh.

Në vështirësi serioze financiare, Lisbonës iu akordua një hua madhore prej 78 miliardë eurosh më parë gjatë vitit.

Duke justifikuar masat shtrënguese, Gaspar theksoi se kjo ishte e vetmja mënyrë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.“situata nuk është kritike, por është e qartë që nuk ka më vend për asnjë gabim”.

Në total, Portugalia pret që të shkurtojë 2,7 miliardë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa do të largohen nga puna 2% e 600 mijë punonjësve të sektorit publik.

Aktualisht, vendi iberik është duke u përballur me recesionin më të thellë që prej viteve 1970, me papunësinë që ka mbërritur mbi 15% dhe pritet të rritet deri në 17% deri në fund të 2012-s.

Një numër sindikatash kanë lajmëruar për protesta masive ndaj planit të qeverisë, ndërsa socialistët në opozitë e konsideruan planin e kursimeve si një “bombë bërthamore për ekonominë portugeze”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi