Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shoqja e dhomës e fiksuar pas seksit, studentja padit kolegjin Empty Shoqja e dhomës e fiksuar pas seksit, studentja padit kolegjin

Tue 6 Mar 2012 - 10:15
Shoqja e dhomës e fiksuar pas seksit, studentja padit kolegjin 51990SHBA – Një ish-studente në SHBA ka paditur kolegjin “Stonehill College”, pasi pretendon se gjatë kohës së studimeve ka vuajtur nga depresioni për shkak se shoqja e saj e dhomës ishte e fiksuar pas seksit.

Lindsay Blankmeyer, e diplomuar në vitin 201,1 kërkon 150.000 dollarë dëmshpërblim për vuajtjet psikologjike që ka pasur nga shoqja e saj e dhomës.

22-vjeçarja ishte regjistruar në kolegj në vitin 2007, por problemet me shoqen e dhomës Laura Sidla, duket se kanë nisur gjatë vitit të fundit. Lindsay Blankmeyer pretendon se shoqja e saj e fuste shpesh të dashurin në dhomë dhe ata kryenin marrëdhënie seksuale në praninë e saj.

Por sipas 22-vjeçares, shoqja e saj ishte e fiksuar pas seksit dhe kur nuk e kishte të dashurin shikonte filma pornografikë apo bënte seks virtual me njerëz të panjohur në internet. Ish-studentja thotë se këto veprime i kanë shkaktuar dëme psikologjike.

22-vjeçarja deklaron se është ankuar disa herë tek drejtuesit e kolegjit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Por zëdhënësja e kolegjit Stonehill, Kristen Magda bëri të ditur se drejtuesit i kanë ofruar Lindsay Blankmeyer-it të transferohej në një dhome të veçantë por ajo nuk ka pranuar.

(er.nu/corriere/BalkanWeb)
Shoqja e dhomës e fiksuar pas seksit, studentja padit kolegjin Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi