2012, vjen në treg monedha metalike 200 lekëshe
Tue 6 Mar 2012 - 14:14
Kartëmonedha 200 lekëshe shumë shpejt do të hidhet në qarkullim në formën e monedhës metalike. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, e cila njofton në sitin e saj në internet se monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100- vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Banka e Shqipërisë njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar " Shqipëri- Albania 2012". Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe. Për sa më sipër banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara. Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.
Gazeta shqiptare /Shqiplive
Gazeta shqiptare /Shqiplive
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 2012, vjen në treg monedha metalike 200 lekëshe
Tue 6 Mar 2012 - 14:27
Urime dhe me mbaresi...
- Banka e Shqipërisë: Më 19 nëntor, në qarkullim monedha e re 5-lekëshe
- BSH: Në vitin 2012, në qarkullim 200 lekëshe monedhë
- Së shpejti në treg monedha e parë jashtëtokësore e cila do të vlej në të gjithë planetët!
- PO VJEN NJESPASSE I RI, QPO VJEN NJE ENDRESA HALILI ME NJE '' Perseri perseritet''
- Incident në Brooklyn Bridge, lëvizin pjesët metalike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi