Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Haxhi Mehmet Dalani, heroi i çam që luftoi për pavarësinë e Greqisë Empty Haxhi Mehmet Dalani, heroi i çam që luftoi për pavarësinë e Greqisë

Tue 6 Mar 2012 - 14:19
Haxhi Mehmet Dalani, heroi i çam që luftoi për pavarësinë e Greqisë Haxhimehmetdalani

Çikago, 7 shkurt 2012, NOA/Rasim Bebo/Shkrimtari i madh grek Niko
Kazanzaqi i kushton kёtij heroi librin voluminos “Ja vdekje ja liri”.
Por autori si grek shtirё nga ortodoksizmi i ndryshon emrin nga Mehmet
nё “Mihal” mbas vdekjes dhe i hiqet kombёsia shqiptare sipas
enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё
tyrёn: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.

Nga gjiri i popullit tё Çamёrisё kanё dalё, nё tё gjitha kohёt, burra
trima, tё cilёt me veprat e tyre pёr lirinё e popullit e tё kombit tё
vet janё shquar edhe nё luftrat pёr lirinё e popujve tё tjerё. Ata
ndriçojnё si yje historinё e lavdishme tё popullit tonё, janё lisa me
rrёnjё tё thella nё tokёn dhe nё zёmrёn e popullit, se lufta e tyre
liridashse i ka pёrjetёsuar dhe koha i ka shёnjtёruar si edhe lisat e
Dodonёs “Thesprote”, si i ka quajtur Eskili, “Orakullin e famshёm tё
lashtёsisё. Qё, “...egziston mijёra vjet pёrpara se grekёt dhe hebrejtё
tё vinin nё jetё” (Robert Temple). Dhe tё ngrinin orakullin e tyre tё
Delfit ne shekullin e VII p.e.s.

Udhёheqёsi i revolucionit grek Dhimitёr Ipsilanti u drejtohej figurave
mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё kryetarё:
Dalani, Çapari dhe Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe
atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri.
Konsideroheni si vёllezёrit tanё”. (J. Filimennos, Dokimion istoriku
peritis Elenikis epanastseos 1858).

Njё nga yjet qё do tё shkёlqejё nё historinё e Çamёrisё, ёshtё Haxhi
Mehmet Dalani. Ky burrё i shquar dhe udhёheqёs popullor, lindi nё 1775
nё qytetin e lashtё tё Konispolit. Ishte njё personalitet i shquar
krahas Marko Boçarit dhe Ali Pasha Tepelenёs. Historiani Hotova shkruan:
“Balli i tij me brazda tё thella, i gjallё nё pamje e i fortё nga
kujtesa dhe i mpreftё nga mendja me dije dhe pёrvojё tё pasur me
karakter tё fortё dhe arsyetim tё thellё”. Haxhiu ra duke luftuar nё 18
maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё, qё udhёhiqte nё luftё nё
ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga
pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Daliani vlerёsohet si heroi i Kretёs,
edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe
enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”.
Sipas dokumetave arkivor, tё personaliteteve tё huaj, siç janё Koloneli
dhe dijetari anglez William Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili
(Pouquevile), ish pёrfaqёsuesi i Napolon Bonapartit nё Janinё. Nё
botimet e kёtyre pёrmёndet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga
krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe
sipasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. Mё 1803, shkruan William Lik,
Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta
marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga
rrethimi i Pashait tё Janinёs. Dhe mё tej shkuajnё: Dalani i Konispolit
bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt
tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori pёr tё
blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs,
Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar
Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.

Liku nё botimin e tij “Udhёtimi i parё nё Epir” shkruan: “Bija e Mehmet
Dalianit nga Konispoli ishte martuar me Myftar Pashan (djalin e Ali
Pashё Tepelenёs), dhe pastaj u shkurorёzua prej tij dhe sё fundi u
martua me Selim Bej Kokёn e Delvinёs”, i cili ishte njё nga
kundёrshtarёt e Ali Pashait. Prishja e krushqise erdhi pёr shkat tё
kontraditave tё mёdha qё u krijuan nga veprimet e Aliut kundёr Sulit dhe
siç thekson M. Lik pёr tё vёnё dorё mbi Konispolin, gjё qё do tё
pёrfaqёsonte njё hap tё madh drejt objektit tё tij, pёr tё nёnshtruar
gjith Çamёrinё.

Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё
kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10
udhёheqёs tё revolucionit 9 ishin shqiptarё dhe 1 ishte grekё.
Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212 thotё:
“Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё
popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve tё cilёt po
shuhen pak nga pak”.

Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u
bashkuan me kryengritёsit. M. Lik thote: “Shqiptarёt kanё luftuar nё
vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti
freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar
nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё
shqptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr
çlirimin e Greqisё”.

Ndёrsa Edith Durham shkruan: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me
ndihmёn e shqiptarёve. Kurse studiuesi J. Irshmen thekson: “Vёllezёrit
dhe miqtё shqiptarё dhanё ndihmesёn e tyre vendimtare pёr fitoren e
luftёs çlirimtare greke”.

Haxhi Mehmet Daliani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes “greke”, nё krye te
800 kaloresve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj tё fortё e
tё shpejtё qe rriteshin nё fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V.
Papakosta shkruan: “kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё
fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpitin e flijimit
dhe me prijёsat e tyre ... Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij
ёshtё pёrvehtёsuar nga tё tjerёt”.

Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemt e Çamёrisё
morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё krijuar shtetin miks shqiptaro-grek,
tё zhveshur nga çdo lloi interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826,
guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё
Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri
thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё
Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet
Daliani me 800 kaloresit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me
trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit
u pёrjetёsua, nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.

Nga Libani u kthye prapё nё Greqi me kaloresit e tij ku qёndroi nё
mbrojtje tё revolucionit pёr fitoren e tё cilit kishte luftuar me
heroizёm. U desh tё vazhdohej lufta se forcat pushtuese tё Sulltanit, qё
mbanin ende nёn sundimin e tyre disa ishuj. Nё pranverёn evitit 1828,
kur ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeminstri i
pare i shtetit tё pavarur grek Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje
pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli Haxhi Mehmet
Dalanit. (Kapodistria nga lagje cfakё e Gjirokastrёs dhe qё bir i Maries
nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu pёrgjigj: Av. Hajri Zejno
shkruan: “Grumbulloj 800 djem çame tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e
trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frike nga lufta.
Bashkё me forcat e ishullit bёheshin rreth 2000 veta kurse osmanёt
numuronin nё 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn
Frangokastello gjetёn strehim mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si
tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte
shumё kritike. Para kёsaj gjёndje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak
Haxhi Mehmeti deklaroi: “Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja
pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё”. Ai u ngrit nё
kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja
ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё e
shumё tё plagosur. Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit,
gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej me kusht qё do t’ia falnin
jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit kur beteja e pabarabartё
qe thёrmuar e coptuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u
gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po
ngushtoheshin ballё pёr ballё tij, Kapadani legjendar luftoi sa
vritet”. “I presin kokёn (si para ca vitesh bashkёkombasit tё tij tё
madh “Luanit tё Janinёs” –Ali Tepelenёs). Nё zakonin osman kokёn ia
japin trofe Pashait. Por Lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng
historia. Mes tymit e gjakut qe mbulonin nga do muret e kёshtjellёs
shqiptarёt dёgjuan se mbeten pa komadantin e madh tё tyren, mohuan
ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit
Konispolate tё Osman Takes, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё
gjithё me dritё lirie te sytё”. (Agim Shehu).

Po kujtojme dy ngjarje nga historia pa koment: Nё betejwn e Platesё tё
vitit 479 p.e.s., ndёrmjet ushtrisё “greke” tё Poloponezit (arvanitase)
tё komanduar nga Posania dhe tё forcave perse tё komanduara nga Mardoni,
ky u vra, ushtria perse u arratis. Nё vitin 1355 nё betejёn e
Aspropotamit (Akelo) ndёrmjet focave shqiptare tё komanduar nga Gjin Bua
Shpata dhe forcave tё bizantin tё komanduara nga Nikofori II, ky i
fundit gjeti vdekjen dhe sipas proverbit freng “Udhёheqёsi i vrarё
beteja e pёrfunduar”.

Shkrimtaria greke Kleopatra Prifti, nga ishulli i Kretёs, nё dramёn
kushtuar Haxhi Mehmet “Mihal” Dalanit thotё se shqiptarёt qё mbetёn pa
komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs
dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si
komandanti i tyre legjendarё. Nё librin e saj titulluar “Nё vendin e
shqiponjave” shkrimtaria kretase thotё: “Gjithnjё kisha ndёrmёnd qё njё
ditё tё shkoja nё vendin e Skёnderbeut. Si, pse dhe nga buronte kjo
dёshirё”? Pyet dhe pёrgjigjet : “Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё
qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mihal Dalanit. Emri
Dalani mё bёnte gjithmonё kurioze. Njё ditё kur lexoja librin e
historisё sё ishullin tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr
reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё bardhё. Ky
hero trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha
jetёn pёr lirinё tonё”.

Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i
veçantё i njё luftёtari tё shquar nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn
greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiru) rёnё nё maj 1828”.
“Ёshtё njё foto monumentale si ёshtё dhe lufta e tij qё e dёrgoi nё
sakrificёn supreme bashkё me 800 shqiptarё tё tjerё me veshje
karakteristike tё shqiptarit qё sot mund ta shohёsh nё njё variant edhe
para parlamentit grek”. (N. Selmani). Fustanellёn shqiptare, ne grekёt e
kemi greqizuar thonё grekёt pa pёrfillje.

Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё
kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet
nga Turqia. Kjo kryengritje u nxitё nga jashtё dhe nga Ali Tepelena, i
cili planifikonte qё tё bashkonte trojet shqiptare nё njё shtet dhe nё
tё tё fuste dhe Greqinё e kohёs qё banohej nё shumicё (mbi 70%) nga
shqiptarёt. Pasi kryengritja e ndihmuar nga jashtё filloi qё tё fitonte,
(“...nё saje tё dёrgimit nga Rusia tё 17000 priftёrinjё politikanё pёr
tё forcuar ortodoksizmin nё veçanti nё Greqi pёr kundra Ali Tepelenёs
dhe futi pёcarjen midis myslimanёve dhe tё krishterёve”. A. Kotini,
“Çamёria Denoncon”, f. 94). Kisha quajti popullsinё ortodokse me emrin
grek. Nxitёn krijimin e njё shteti artificial grek qё nё shumicё ishte
shqiptar, tё cilёt me ose pa mёshirё dhe tё drejtuar nga kleri ortodokёs
filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё reolucionit
shqiptar pёr krijimin e shtetit grek . (Mё 9 tetor 1831. Nё kohёn qё
kryeministri Gjon Kapodistria dilte nga kisha u vra). Kёshtu vranё apo
zhdukёn Kollokotronin , Andrucon , Karaiskain, Bubulinёn etj”. (“Roli
PELLAZGO – ILIR”, f. 97-98).

Agim Shehu thotё: “Nё botime, dokumente e vlerёsime zyrtarё grekё,
Kapedanit s’i del dukshёm prejardhja shqiptare (si shumё figurave tona
tё tjera). Megjithatё, legjendari i pa harueshёm Haxhi Mehmet Dalani i
Konispolit mbetet krenari shqiptarёsh ... Zyrtarёt grekё vinё nё
Shqipёri e vёnё kurora dhe mbi njerezit e tyre qё, me uniformё e pa
uniformё na kanё pushtuar e çkombtarizuar, dhe shteti ynё i lejon. Si
ёshtё e mundur qё zyrtarёt e politikёt tanё vulёhumbur nuk kujtohen tё
vёnё njё kurorё pёr bijtё e kombit tё vet aq tё mёdhenj e tё bujshёm, qё
janё flijuar nё vazhdimёsi e pa i detyruar njeri pёr fqinjin!? Zyrtarё
pa cipё qё te fqinji mosmirёnjohёs. (Legjendari 23-9-2010).

Sh. D. Hegeli e quan shtetin si forcё morale e historisё. Ndёrsa nё
Greqi shteti ёshtё forca imorale e historisё. Dihet qё ky shtet, qё
pёrcёllon zёmrat, qё vret e djeg njerёz tё gjallё, qё ndёrmerr eksode
biblike ndaj njё popullsie aurtoktone, duhet tё ndryshoje natyren e tij.

Si ёshtё e mundur kur skёterra kombёtare shqiptare, e cila po lemeris tё
gjithё. Jo vetёm tё gjallёt, por edhe tё vdekurit, eshtrat dhe varret e
tё cilёve po ndёrrojnё kombёsi dhe po kthehen nё sinore tё helenizimit,
dhe inteligjenca e jonё vetёm hesht.

Lexojmё ç’farё shkruan Profesor Doktor Eshref Ymeri, “... fqinji ynё
jugor, i cili paratё e taksapaguesve perёndimorё i bёri rush e kumbulla
jo vetёm brёnda vendit tё vet, por edhe nё Shqipёri, me pensione
skandaloze pёr njerёz qё s’kanё punuar nё Greqi as edhe njё ditё tё
vetme, apo me ndёrtime kishash greke, si puna e kёshtjellёs janullatiste
qё ngrihet si karakoll nё mes tё Tiranёs, varrezash, memorialesh dhe
manastiresh nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё. (Kujtesё klasёs
politike tё Tiranёs, 24-1-2012, 10:08).

Ne jemi njё popull i tradhёtuar prej kreut tё tij ёshtё populli i
flijuar nё heshtje. Brezat qё vinё do tё gёzojnё Shqipёrinё natyrale do
tё vendosin buqeta me lule edhe nё Fragokastello tё Hajnes nё Kretё, te
varri me trupin pa koke te Legjendarit Haxhi Mehmet Dalani, nё pёrkujtim
tё shqiptarёve qё dhanё jetёn pёr Greqinё mosmirёnjohёse.

Addison Çikago janar 2012

NOA
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Haxhi Mehmet Dalani, heroi i çam që luftoi për pavarësinë e Greqisë Empty Re: Haxhi Mehmet Dalani, heroi i çam që luftoi për pavarësinë e Greqisë

Sun 11 Mar 2012 - 16:29
NUK ESHT VETMI KY TRIM QE KA LUFTO PER SHTET HELENE KAM SHUM SHQIPTAR QE KA DHEN JETE E KUNTRIBUT SHTET TE NDRYSHIME TE EUROPES
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi