Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 10:54
DËSHIRA HAXHI 1937715
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 10:55
E SHKRUARA..

Fluturimthi kaloi edhe një ditë,
Një ditë qe harresa e rrëmbeu.
E vrazhdët, në gjoks te jetës piu sisë,
U largua, e kokën pas nuk e ktheu…

Një flet e librit u kthye anës tjetër,
(Një gjethe e renë ne lum’ te egërsuar,)
Rend e rënkon ne germat e letrës,
Me te, e shkruara, qesh edhe luan...

Dhimbja e gjethes derdh lotët mbi lum,
Por lumi nuk preket, nga te sajt lot..
Dhe derdhet detit, ku puthet me furtunë,
Deti e gëlltit, prej tij nuk del dot..

Dhe dite pas dite,..dhe flet pas flete,
Gjithçka e pakthyeshme, si rrjedha e një lumi,
Njeriu rrëmbehet ashtu si një gjethe..
Gjithë sa qe është shkruar, vrapon drejt një fundi..
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 10:56
DASHURI ENGJELLORE


Dua të prek ëmbëlsinë e buzëqeshjes tënde
Ta kem në shtrat, në mendimet e natës së vonë.
A e di qe çelsin e lumturisë time,
Pafajësisht i dashur, e mban ti në dorë?!

Me flladin vjeshtor të percjell dashurinë
Më e kthjellët se ujrat e oqeanit të qetë.
Aty, mes mendimesh trazuar me kaltërsinë
Në ujrat e tua fundosem me lehtë.

Mes gërma fjalësh pikturoj dashurinë
Ankth malli nëpër vargje lexoj.
Fshehur mes kujtimesh të pajetuara
Në shtratin e endrrave te tua enderroj.

Ah…të dëgjoje zërin e hijes time
Që dashurinë tënde thërret si e marrë.
Je shumë afër edhe pse larg...
Trëmbem...kam frikë mos të humbas!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 10:58
LOTI I DASHURISë

Dua të jem pikëz loti e kristaltë
Fshehur në syrin tënd mëkatar.
Të kërkoj me shpresë rrugën e dashurisë
Zotit do i lutem në heshtjen e qetësisë.

Lutjen do e bej në qetësinë e natës,
Ti eja, të pres ëndrrat të mi marrësh.
Gjithçka që dua, zemer je për mua,
Unë, anije e fundosur në ujrat e tua.

Do rrjedh në faqen tënde, në buzë do të ndal,
Sa të te vjedh një puthje, në sy do kthehem prap !
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 10:59
NË MUNGESËN TËNDE

E vetme mu desh sonte një gotë verë të pi
Të humbas në mendimet që më ke burgosur ti.

Nën avujt e frymëmarrjes tënde të ngrohtë
Akujt e zemres sime gjak po pikojnë...

Me thumbin e ngulur në plagën e largesisë
Të kerkoj kudo në qiell në hapesirë...

Sa shumë më mungon nuk mund ta kuptosh
Dhe për atë ç'ka ndiej fjalë nuk egzistojnë…

Ti je burim i poezisë së dashurisë...
Mendimi i puthjeve të tua më beri sonte të pi !
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:01
ÇMËNDURISHT

Çmëndurisht...
Me sy hapur të ëndërrova.
Të mbyta në dashuri,
Në afshin e përvëlimit të puthjeve
U fshehe në thellësi të shpirtit tim…
Ne baçen e dëshirave të mia
Frymove qetësisht,
Me vesën e trëndafilit mëngjesor
Më përcolle parajsën e dashurisë!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:02
ZOTI HARROI HENEN TE NDEZE

Një mijë mendim
Koha pas si hije e zezë.
E ardhmja rend të më ndjekë
Si plumb kalon pranë për një moment.

Errësirë e plotë
Burim që ka filluar të shterojë,
Në sytë e tu stop ka frenuar...
....dhe vera ngriu në gotë !

Me shikim të mjegulluar,
Hënën do coptoj me thikë do e pres.
E penduar si vetëtimë do arratisem
Me lotët e hënës, gjurmet do mundohem të fsheh...

Më merr... më jep..më kërkon....
E humbur midis ëndrrash të humbura.
Lumë që ka ndaluar të rrjedh,
Atje është ku gaz duhet të shtyp...më duhet të ec...

Dhe të pres...
Si fllad i lehtë ere që fryn..
....dhe mirë di ylberin të sjellë !
Me zotin do përleshem
.......hënën harroi sonte të ndezë !!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:02
SKALITA DHIMBJEN


Eshtë vrenjtur, zemra ime si re e rënduar shumë
E trazuar si dallga e detit përplasur në shkemb.

Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon të reagojë
Një psherëtimë e dhimbshme bëri qiellin të lotojë...

Lotët e përzier me shiun rrjedhshem gërmojnë tokë
Mundohen të fshehin vetveten nga syri magjik i botës.

E strukur në shkëmb me shikimin mbi rërën e lagur
Skaliti orën me akrepa të prishur, vitin dhe datën....

Më kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemrës
Lotët vazhdojnë të pikojnë në dallgën e egër !!!!!.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:05
SHPIRTI I DJALLËZUAr

Me penel errësirën vazhdova të zbardhja
U errësua dita u bë më e zezë se nata !
Vazhdon të jetosh nën hijen tënde mashtruese
Dhe toka lëngon kur mbi të hapin e hedh
Me shpirtin djallëzor një trëndafil plot gjëmba

Me duar përgjakur lumënj lotësh sjell…

Një buzëqeshje ironike shoqëron hapat e tua
Atmosfera e helmuar mbi gjurmët e tua shkel,
Dhe dielli i përgjakur nga gjëmbat e tua
Frymemarrjen shoqëron me një psherëtimë të thellë.

Anija e jetës mbart plot parazita...
S'e kuptoj pse në breg të detit i nxjerr?!
Le të bëhesha une "Zot" për pak caste
Të gjithë parazitat ti mbysja në det !!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:06
MAGJIKE


Sa doja të të prekja buzën..
Të të puthja ngadalë gushën,
Të ledhatoj lëkurën tënde të imët
Mes lugina ëndrrash dashurish.

O Zot, në parajsën e saj
Momentalisht harrova frymë të marr.
Me dëshirën e ylbertë hënën rrezatova
...në gjoks strukur po e mbaj...

Zemrat shpërthejnë e shqyejnë kraharorin
E djersë të ftohta trupin tonë mbulojnë,
Në ëmbelsinë e afshit të nxehtësisë
Në një trup të vetëm butësisht jemi shkrirë!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:07
JETE…


Jetë...
Një shëtitje e vetme
Shoqëruar me miq dhe armiq
Drejt të panjohurës fundesi!

Një moment...
I një mbremjeje romantike në bregdet
Mes përqafimesh të ngrohta, të një nate të ndritshme,
Nën tingujt e një muzike të lehtë...!

Një cigar i vetem...
Që helmon çdo pjesë të trupit njerezor,
Përballur me lotët e dhimbjes
Në acarin e ashpër dimëror....!

Një përrallë dashurie
E humbur në llogjikën e fshehtësisë,
Ku ëndrrat ndjekin njëra-tjetren

Detajet trupore shkrirë në dashuri..!

Një frymëmarrje e vetme...
Në rrugicat e një qyteti të qetë.
Ndeshur me padrejtësitë e botës...

Ku dhe vetë "vdekja" ëmbëlsi sjell... !!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:08
SHIU SHTEGETAR

Shi .
Të lutem bjerë ëmbël
Mbi telat e kitarës së asaj zemre.
Akuardo qetësisht
Mendimet e errta që ka fshehur në mëndje!

Shi...
Të lutem trokiti embel
Në derën e akullt të poezisë romantike.
Tingëllo lehtësisht,
Freskoje sadopak me ëmbëlsinë tënde !

Shi,

te lutem....
Brënda në lugina ëndrrash gjendu
Vidhi ëndrrën më të bukur këtë mbrëmje.
Me perkujdesje ta ruaj....
Në petalet e lotuara të qënies time !!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:09
JETA NË PIKTURË


Në një çast kaloi dhe një ditë
Një shprehje e vrazhdë e monotonisë,
Një ditë që më duhet harreses t'ia lë
Tashmë është e shkuar nuk do vijë më...

Një faqe e librit shumëngjyrsh ngjyrosur
Një gjethe rënë në lumin e inatosur,
Rrugën drejt detit e pafuqishme ka marrë
Përplaset me gurët, herë qesh e herë qan...

Ç'do pikë loti i saj, në ujin e lumit rënë,
Një njollë të zezë në libër ka lënë.
E lodhur i duhet të vazhdojë rrugën e saj
Edhe kur dielli qesh, edhe kur qielli qan.

Faqet e librit ndjekin njëra - tjetren
Njëra zhgarravitur tjetra ngjyrosur,
Çdo faqe e tij dite nga jeta jonë,
Kush prej nesh di të pikturojë...?!

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:10
AROMË ROMANTIKE

Ika...
Me vete mora aromën romantike.
Mendimi yt më bën shoqëri,
Të gjeta mes lugina ëndrrash
Jashtë akoma bie shi....

Të lashë...
Në vetminë romantike të mbrëmjes.
Zemrën lash me ty,
Ika në errësirën e ndritshme
Edhe pse jashtë binte shi...

Do vij...
Në ëndrrën tënde sonte,
Shpresoj të jesh aty !

Ndërkohë ...
Me petale lulesh do ndriçoj botën.
Aromën e trëndafiltë ...
Në jastekun tënd do fsheh.
Në realitetin mëngjesor
Përpëlitur.....
Praninë time do e ndjesh !!!!!!!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:12
ENIGMË

Pse…
S'po të kuptoj?!
Strukur nën hijen time
Pse do të jetosh?!

Më thuaj, pse?!
Mërzitjen në lotët e mia fsheh,
Në çiltërsinë e buzëqeshjes time
Ironinë e verbër gdhend...!

Nën hijen time gjurmë s'mund të lësh
Mundohu të ecësh me hapin tend.
Për ty krenar nesër dikush duhet të jetë,
Të duhet vetveten të kërkosh të gjesh !!

Unë s'jam dikush më i mire se ty,
Nën të njëjtin qiell rrojmë që të dy.
Mëkatarë kalimtarë jemi në këtë jetë.
A e di që jeta është "privilegj"?!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Sun 13 Jan 2013 - 11:13
TE VODHA ZEMREN !

Në jastekun e hënës
Endërrova mbrëmë,
Qiellin e hënës preka
Me atë luajta unë.

Qeshte lumturia
Fshehur në sytë e tu.
Zëri yt i artë
Më premtoi shumë.

Me çelsin e buzëqeshjes
Të trokita në zemër,
Sa zhurmë tronditëse
Bëri porta e zemrës.

Ah, me vodhi zemrën
Zeri yt gazmor,
Një aromë zambakësh
Fshehur mban në dorë.

Pikturonte lumturia
Sponsored content

DËSHIRA HAXHI Empty Re: DËSHIRA HAXHI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi