Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fantazmat po e detyrojne shkollen te mbyllet Empty Fantazmat po e detyrojne shkollen te mbyllet

Tue 6 Mar 2012 - 21:22
Fantazmat po e detyrojne shkollen te mbyllet EggghostTashme historite me fantazma jane bere pjese e te perditshmes tone dhe na duket sikur kemi gjetur tani nje menyre per te bashkejetuar me ato.

Shume njerez qe kane qene skeptike ne lidhje me fantazmat dhe ekzistencen e tyre kane filluar te besojne ne to. Megjithate ka edhe shume te tjere, qe ende nuk besojne tek fantazmat megjithese historite dhe faktet mbi ekzistencen e tyre mund te jene te shumta.

Fantazmat me historite e tyre jane te njohura ne cdo kulture dhe ne cdo shtet te botes.

Ka shtepi qe nuk banohen nga askush per faktin qe pretendohet qe jane te banuara nga fantazmat. Apo ka vende te frikshme qe njerezit nuk guxojne tu afrohen.

Nje lajm i fundit qe ka bere buje, ne lidhje me fantazmat, eshte nje shkolle qe u mbyll pikerisht per shkak se ishte e pushtuar nga fantazmat.

Vertet nuk e kishit menduar qe gjerat do te shkonin deri ketu...

Sulltani Sheik i Kondhwa nuk pranon qe t'i coje femijet e tij ne shkolle. Femijet thone qe jane te frikesuar edhe te fusin njeren kembe ne shkolle pasi pretendojne qe eshte e mbushur me fantazma.

Ne kete shkolle, Lady Haleema Begum Urdu School, Kondhwa, pothuajse te gjithe studentet qe studionin aty, u larguan pasi deklaruan qe ne shkolle ndodhnin gjera te cuditshme dhe gjate gjithe kohes kishte aktivitete te ndryshme paranormale.


Nje jave pas incidentin femijet nuk jane rikthyer ne shkolle dhe mesimi nuk po zhvillohet.

"Nese ju doni qe te coni femijet tuaj ne shkolle apo nuk doni t'i coni, eshte problemi juaj dhe jo i joni". - keshtu kane deklaruar autoritetet e shkolles te cilet kane pergenjeshtruar fjalet e femijeve dhe kane hedhur poshte cdo lloj mundesie qe shkolla te jete vertet e pushtuar nga fantazmat apo te kete ndodhur aktivitet paranormal ne shkolle.

Disa rrefime te femijeve tregojne qe ata kane gjetur kercenime te ndryshme per jeten e tyre te shkruara neper fletoret e tyre dhe ata kane pare nje fantazem te bardhe, ne forme veze ne derrasen e zeze.

Megjithate, edhe pse shprehen qe nuk eshte problemi i tyre, autoritetet e shkolles jane detyruar qe te nderpresin te gjitha mesimet pasi prinderit pretendonin se femijet e tyre ishin aq te frikesuar sa nuk pranonin te shkonin ne shkolle.

Parvika Khan, mesuesja qe po drejtonite mesimin, nje mesim Urdu per klasen 5 ne ditetn e fundit qe eshte zhvilluar mesimi ne kete shkolle, i kerkoi nje djale qe te lexonte ate cfare ajo kishte skruar ne derrasen e zeze.

Megjithate djali tha qe ne derrasen e zeze nuk ishte shkruar asgje dhe me pas i tmerruar bertiti qe ne derrasen e zeze nuk ishte shkruar asgje dhe u largua duke bertitur qe ai kishte pare nje "fantzem ne forme veze" qe kishte dale qe nga derrasa e zeze.

Kjo gje ishte e mjaftueshme per te filluar panikun ndermjet studenteve dhe arriti deri ne ate pike sa shkolla per ate dite u mbyll. Edhe femijet e tjere filluan te deklaronin per gjera apo per ndodhi te cuditshme me fantazma neper shkolle.

"Eshte nje konspiracion. Dikush do te prishe namin e mire te kesaj shkolle." - tha Rashid Khan, drejtuesi i shkolles.

"Dikush duhet ta kete shtyre djalin qe te veproje ashtu dhe femijet e tjere thjesht ju duket interesante dhe vazhdojne lojen e tij." - vazhdoi ai.

"Ne nuk do e leme me kaq por do i shkojme kesaj deri ne fund pasi kemi bere edhe denoncimin."

Nderkohe femijet duken te tmerruar dhe asnje nuk pranon te shkoje ne shkolle.

A eshte vertet kjo shkolle e mbushur me fantazma? Apo ata jane thjesht femije qe gjeten nje menyre per te bere disa kohe pushim? Deri tani ky eshte ende nje mister. (F.B/Infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi