Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Greqi, goditet me kos e kafe këngëtari i njohur Jorgo Dalaras Empty Greqi, goditet me kos e kafe këngëtari i njohur Jorgo Dalaras

Tue 6 Mar 2012 - 22:07
Koncertet e para të solidaritetit në lagje të Athinës dhe Pireut, të planifikuara për t'u zhvilluar nga këngëtari i madh grek Jorgo Dalaras, nuk u pritën ashtu sic janë pritur gjithmonë daljet e tij në skenë.

Kafe, kos madje edhe karrige janë hedhur në drejtim të këngëtarit të njohur, gjatë koncertit që dha në një lagje të Athinës. Shumë nga spektatorët kanë fishkëllyer, e kanë tallur, kanë bërtitur madje e kanë quajtur "tradhtar", por këngëtari ka vazhduar të këndojë me qetësi.

Dalaras ka planifikuar të japë koncerte solidariteti me qytetarët në lagje të ndryshme të Athinës dhe Pireut, për të shprehur pikëpamjet e tij kundër Memorandumit të masave ekonomike në Greqi. Por kjo duket se ka shërbyer vetëm për t’i hedhur benzinë zjarrit, pasi njerëzit, kujtojnë se bashkëshortja e tij, politikane dhe deputete e PASOK, e njohur si mbështetëse e Jorgo Papandreut, së fundi doli në krah të zëvendëskryeministrit Theodhoros Pangalos, kur ai deklaroi se nuk është kundër humbjes së sovranitetit në kuadër të BE.

Me turmën e irrituar u bashkuan edhe ata që kishin shkuar për të ndjekur koncertin, duke e tallur këngëtarin për luksin në të cilin jeton, që sipas tyre shkon ndesh me pikëpamjet që ai pretendon se ka mbi memorandumin. I mbuluar në kos dhe kafe, Dalaras ka vazhduar të këndojë, duke thënë “Janë gjithmonë të mirëpritur jo vetëm ata që i pëlqejnë këngët e mia, por edhe ata që nuk i pëlqejnë”.

Në një deklaratë pas dy koncerteve të shoqëruara nga tensioni dhe incidentet, këngëtari i njohur bëri të ditur se do të vazhdojë të këndojë në shenjë solidariteti, nëpër lagjet e ndryshme të Athinës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi