Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vdes këngëtari i njohur Joe Cocker, Rama: Lamtumirë gjigand! Empty Vdes këngëtari i njohur Joe Cocker, Rama: Lamtumirë gjigand!

Tue 23 Dec 2014 - 21:45
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare kantautori i njohur nga Shefilldi Joe Cocker. Kantautori me një karrierë 40-vjeçare dhe disa këngë të shndërruara në hit, pa dyshim më e famshmja “Unchain My Heart” humbi betejën me kancerin në mushkri. I njohur për zërin karakteristik, Cocker e nisi karrierën në fillim të viteve 1960 nëpër pabet e Shefilldit, para se të fitonte një vend në skenat më të mëdha të globit. Famën e mori kur interpretoi këngën e Beatles-ave “With A Little Help from My Friends”, me Xhimi Pejxhin në kitarrë, dhe ajo arriti në vend të parë në renditjen muzikore britanike. Në atë kohë



ai u shndërrua edhe në një prej heronjve të maratonës së rrokut, Woodstock. Por edhe pse u bë i famshëm menjëherë edhe në Shtetet e Bashkuara, ish-hidrauliku shfaqi shpejt problem me alkoolin dhe drogën që rrezikuan t’i jepnin fund karrierës.

Në vitet ’80, kinemaja i dha një dorë të ringrihej. Me “You Can Leave Your Hat On”, ai shoqëron yllin Kim Bezixher në filmin “Nëntë javë e gjysmë”.. Ndërsa dueti i tij me Xhenifer Uarns, në këngën “Up Where We Belong”, kolonë zanore e filmit “Oficeri xhentëllmen” me Riçard Giir, fitioi një Oskar dhe një çmim Grammy. Në vitin 2007, ai u vlerësua edhe nga Mbretëresha Elizabet, me Urdhrin e Perandorisë Britanike, titull ky i akorduar shumë personaliteteve të botës së artit dhe sportit.

Edhe Kryeministri Rama e ka “përcjellë” me dhimbje, vdekjen e kantautorit, duke postuar një këngë të njohur të tij me fjalët: Lamtumirë gjigand! You were the best!”

Cocker ka një karrierë mëse 40-vjeçare dhe njihet për hitet “You Are So Beautiful” dhe “Up Where We Belong”.


(ar.sh/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vdes këngëtari i njohur Joe Cocker, Rama: Lamtumirë gjigand! Empty Re: Vdes këngëtari i njohur Joe Cocker, Rama: Lamtumirë gjigand!

Tue 23 Dec 2014 - 21:46
me te vertete ishte gjigand muzike
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi