Ish gruaja letër lamtumire Chavez-it: “Po vdes si burracak”
Wed 6 Mar 2013 - 14:55
E ndërsa Presidenti venezualian Hugo Chavez ka ndërruar jetë, në dritë ka dalë edhe njëherë një letër e hapur, e botuar në Tetor 2011me pseudonim, në një nga gazetat më të mëdha të Venezuelës, “El Universal”. Ishte një letër e guximshme, që mban pseudonimin Saul Godoy Gomez, por që mendohet se është shkruar nga ish-gruaja e parë e Chavesit, Nancy Iriarte Díaz dhe u shkrua në kohën kur Cavez po luftonte me sëmundjen e kancerit. Ajo titullohet “Disa konsiderata për vdekjen tënde” dhe nuk është letra e ish-gruas së tradhtuar por një shuplakë diktatorit…, Për atë që kur u ndje i pafuqishëm, kërkoi të marrë hak për të gjitha zhgënjimet që ka pësuar në jetë.
“Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Po vdes i sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqen të të zgjatin jetën; organet e tua po shuhen një nga një, aftësitë e tua po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e tua po grumbullohen në qeska plastike me atë duhmën e vdekjes, aq e neveritshme për ty. Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë”, thuhet ndër të tjera në letër./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi