Vdes gruaja që jetoi tre shekuj
Tue 17 Apr 2012 - 21:48
LEZHE- Vdes gruaja më e moshuar në vendin tonë, e cila jetoi tre shekuj. Dila Jaku, nga fshati Balldren i Lezhës, ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm, sipas familjarëve të saj për shkaqe natyrore. E moshuara lindi më 5 korrik të vitit 1895 dhe pas më pak se tre muajsh ajo do të mbushte 117 vjeçe, duke pretenduar hyrjen në librin Gines, si një ndër njerëzit më jetëgjatë në botë. Dila Jaku ishte nënë e 7 fëmijëve dhe kishte 90 nipër, mbesa, stërnipër e stërmbesa. E moshuara ka dhënë më parë intervista për mediat, ku ka deklaruar se kishte kaluar periudha historike si shpalljen e pavarësisë, si dhe dy luftërat botërore, për të cilat ka rrëfyer edhe historinë e saj. “Me punë dhe mund kam rritur fëmijët, pa i shtrirë dorën askujt. Nuk kam dalë kurrë me shkop dhe trastë për të kërkuar lëmoshë, kam mbledhur barishte në kopsht duke i shitur për të blerë një thes miell për fëmijët e mi”. Kështu është shprehur në një intervistë të dhënë dy vite më parë Dila Jaku. r.n panorama
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi