Ja kush ishte gruaja çeke që jetoi 20 vite më Mehmet Shehun
Sun 5 May 2013 - 14:00
Për shumë kohë në familjen e Mehmet Sheut jetoi një grua çeke… pse ishte ajo aty? Cilat ishin arsyet që kjo grua nuk u bë kurrë publike se ishte me origjinë çeke?
Dhe…
Pse çdo fotografi e saj është e zhdukur?
Një e përditëshme shqiptare nëpërmjet një artikulli të gjatë ka tentuar t’i afrohet së vërtetës së kësaj gruaje.
Ja se çfarë shkruhet në artikull:” Në vilën e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu, ka bashkëjetuar një grua me kombësi të huaj. Ka të ngjarë që shumë e dëgjojnë për të parën herë një fakt të tillë, sepse historia e gruas çeke që ka ndarë çatinë me familjen Shehu, është sa grishëse, aq e pazbardhur në fakte e detaje, ca më pak të trajtuara mediatikisht. Rruga për të shkuar drejt zbardhjes së figurës së Maria Saas ishte e vështirë, për vetë mënyrën se si ka të ngjarë që ky fakt të jetë mbajtur i izoluar edhe brenda familjarëve e pushtetarëve të tjerë që jetonin bashkërisht në zonën e ish-Bllokut. Grishja për të mësuar më shumë rreth saj zuri fill, pasi dëgjuam se eshtrat e saj preheshin në Shqipëri, në Varrezat e Sharrës. Aty mundëm të gjenim të vetmen fotografi që identifikonte portretin real të Maries, gruas që shërbeu për gati 20 vite në familjen e ish-kryeministrit”.
Por, detajet e vërteta, ato të prekshme në lidhje me historinë e mistershme të kësaj gruaje me kombësi të huaj, mund ta rrëfenin vetëm ata që kanë bashkëjetuar, qoftë edhe për pak kohë me të. Sa herë flitet për figurën e Mehmet Shehut, historisë së dhjetorit të vitit 1981, bashkë me detajet ende të pazbardhura të (vetë)vrasjes, familjarëve të tij u vishen sërish doza hezitimi dhe mungesë dëshire për t’iu rikthyer të kaluarës.
Ali Çeno, ish-truproja personale e Mehmetit, është një prej protagonistëve që zbardh disa fakte interesante në lidhje me Marien dhe mënyrën si ai e ka njohur vetëm një vit përpara se ajo të ndërronte jetë.
Nga kujtimet e Duro Shehut, të vëllait të ish-kryeministrit komunist. ‘Mehmeti, gjithë jetën kërkoi familjen e Marias në Çeki’
“Ajo shërbeu 20 vjet në shtëpinë e Mehmetit dhe asnjëherë nuk u mor vesh si u gjend aty”, e nis kështu rrëfimin e tij Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit, dhënë do kohë më parë për gazetën “Panorama”. Në gjallje të Mehmet Shehut, shumëkush e dinte Marian thjesht si një të afërmen e tij, edhe pse misteri që kishte mbuluar mënyrën si ajo mbërriti në Shqipëri, nuk u bë asnjëherë faktor pengues te njerëzit që ndanë përditshmërinë me gruan çeke. Jo vetëm kishte përftuar mirëfilli traditat dhe zakonet shqiptare, por përvetësimi i gjuhës shqipe ia kishte lehtësuar edhe më tej çështjen e të komunikuarit me familjarët e familjes Shehu, njëherësh edhe praktikat e shërbimit në vilën e ish-kryeministrit. “Mehmeti e respektonte si motrën e vet. Derisa vdiq Maria, ai nuk rreshti së kërkuari njerëzit e saj në Çeki. Disa herë kishte folur drejtpërdrejt me homologun e vet në Pragë, por kurrë nuk ra në gjurmët e njerëzve të saj”, shton Duro Shehu. Thuajse të gjithë dëshmitarët e gjallë, që kanë mundur ta njohin nga afër gruan e hirshme me origjinë çeke, janë të një mendjeje, dhe njëzëri shumë syresh nuk ngurrojnë të nxjerrin mjaltë nga goja për të përshkruar tipin e Maria Saas. Një grua e paqtë, e mrekullueshme, që ndihej si në shtëpinë e vet me njerëzit e Mehmetit. Në rolin e dados, personit që u mor me mirërritjen e tre djemve të ish-kryeministrit komunist, Maria me mënyrën e të sjellit dhe përkujdesjen e pashoqe, i kishte bërë të gjithë për vete, ndaj ajo gëzonte mirënjohjen dhe respektin reciprok të të gjithë familjarëve, edhe të vetë Mehmet Shehut, i cili e konsideronte si njeri të afërt. Madje, kur vdiq, atë e varrosën në Sharrë, përbri prindërve të Mehmetit, Ismail dhe Sulltana Shehut. Mbi kokën e varrit, përveç fotografisë, është edhe mbishkrimi “Marie P. Saas (Shehu)”’. Por, nga kërkimi në Varrezat e Sharrës rezultoi që varret e dy prindërve të Mehmetit të ishin zhvendosur në një parcelë në fund të varrezave, ndërsa ai i Marias kish mbetur në të një njëjtin vend. Një varrmihës i vjetër, nga një rreth i Shqipërisë, duke mos dashur të identifikohet, na shpjegon se pas ngjarjes së dhjetorit të vitit 1981, trupat e prindërve të Mehmetit, Ismaili dhe Sulltana, ishin zhvendosur në një tjetër parcelë. Në vazhdën e kujtimeve, Duros i sillet ndërmend një moment specifik në marrëdhëniet e të vëllait, Mehmet Shehut me gruan çeke… “Maria, para se të ndërronte jetë, e la me testament që pensionin e saj ta merrte Bashkimi, djali i vogël i shtëpisë. Në një farë mënyre, ne të gjithë ishim pajtuar me këtë gjest. Por, kur e mori vesh Mehmeti jo vetëm që e ndaloi, por na qortoi rreptë. Boll na ka shërbyer në gjallje, tha ai, pse të na shërbejë edhe pas vdekjes…”. ( zbardha e këtij materiali është marrë nga artikulli i botuar në gazetën “Panorama”). /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi