- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Vatra, letra e hapur për të këshilluar Mehmet Shehun
Tue 27 Aug 2013 - 17:21
21:23:4508.25.2013
Vatra dhe vizita e Mehmet Shehut në New York, përleshja e shqiptarëve me grekët (2)
Me rastin e vizitës të Mehmet Shehut në New York, Vatra botonte një Letër të Hapur drejtuar kryeministrit, që i printe delegacionit shqiptar. Letra u botua para se të merrte fjalën në OKB Mehmet Shehu. Në të ruhej etika dhe nuk kishte fyerje e sharje. Letra e këshillonte numrin dy të Qeverisë Komuniste se duke qenë se ishte i pari kryeministër shqiptar që kishte fatin të vizitonte Amerikën, Shtetin që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi pas Luftës së Parë Botërore, do të ishte mirë që çdo fjalë që do të fliste në Forumin e hapur të Kombeve të Bashkuara, ta peshonte mirë , jo me balancën e stalinizmit, por të balancës së fisnikërisë tradicionale të popullit shqiptar, i cili nuk e harron kurrë të mirën.
Vatra i kujtonte Mehmet Shehut se “Ju ishit djalë motak kur u proklamua Indipendenca e Shqipërisë më 1913, pra nuk kishte pasë rast të dëshmonit kohën tragjike dhe anarkike, që vatranët e hershëm e patën jetuar. Ju s’ishit në pozitë , si një foshnjë 2 vjeçar, që të dëshmonit aktivitetet e Atit tuaj, Sheh Ismaili, i cili si një klerik fanatik mysliman, mori armët kundër Shqipërisë më 1914, duke kërkuar që Shqipëria të bëhej pjesë e Perandorisë së rrënuar të Turqisë. S’është çudi i nderuar Kryeministër se ky kujtim i errët i babait tuaj, mund t’ju jetë rrënjosur aq shumë në ndërgjegjen tuaj, sa të urreni çdo fetar që nuk pajtohet me stalinizmin tuaj.”
Vatra i kujtonte Mehmet Shehut se në vitin 1932, ai kishte mbaruar shkollën “The American Vocational and Technichal School” të Tiranës, një shkollë e mbajtur me djersën e amerikanëve për të arsimuar atë dhe shumë të tjerë, si ai.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi