Anna Paquin rrëfehet: Jam biseksuale
Fri 2 Apr 2010 - 16:26
Kohë rrëfimesh për njerëzit e njohur të botës se muzikës dhe kinemasë.
Pas deklaratës së Ricky Martin që pranoi hapur homoseksualitetin e tij, vjen radha e aktores Anna Paquin. Fituesja e cmimit Oscar në moshën 11 vjecare me filmin “Leksione pianoje”, rrëfen se është biseksuale.
Ky është një rrëfim jo shumë i këndshëm duke ditur se ajo është fejuar prej kohësh me kolegun Stephen Moyer, me të cilin po xhiron serialin "True Blood". Nuk dihen ende me saktësi marrëdhëniet mes ciftit, por mesa diket Paquin i ka rrëfyer të fejuarit për lidhjet që ka pasur në të shkuarën me disa femra.
Gjithashtu ajo nuk ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në një fushatë për të drejtat e homoseksualëve dhe lesbikeve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi