Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjedhjet e bagëtive nga shqiptarët, në alarm policia kufitare greke Empty Vjedhjet e bagëtive nga shqiptarët, në alarm policia kufitare greke

Wed 7 Mar 2012 - 3:34
Vjedhjet e bagëtive nga shqiptarët, në alarm policia kufitare greke BagetiteJaninë, 21 shkurt 2012, NOA - Si të mos mjaftonin problemet nga kriza ekonomike, grekëve që jetojnë në kufij me Shqipërinë u duhet të përballen me një tjetër fenomen që lidhet me ekonomitë e tyre familjare.

Bëhet fjalë për vjedhjen masive të bagëtive nga shqiptarët e zonave kufitare.

Pak ditë më parë, policia shqiptare kapi në brendësi të kufirit një 48-vjeçar shqiptar, i cili kishte vjedhur nga një bari grek 83 krerë bagëti dhe kishte arritur t’i kalonte në territorin shqiptar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Sajadhë të Thesprotisë.

Bariu grek u ndalua nga policia helene teksa tentoi të ndiqte grabitësin brenda kufirit shqiptar, madje duke kërcënuar se do ta vriste me çifte.

Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua pak ditë më parë edhe në zonën e Agrinios, ku një bariu iu vodhën 150 krerë bagëti nga një shtetas shqiptar, i cili u kap më pas nga policia. Vjedhja e bagëtive është kthyer në një fenomen tepër shqetësues për zonat kufitare, të cilat kanë si aktivitet kryesore mbarështimin e bagëtive.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi