Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një 43-vjeçare polake denoncon përdhunim e shfrytëzim si prostitutë, në pranga Myslim Hoxha Empty Një 43-vjeçare polake denoncon përdhunim e shfrytëzim si prostitutë, në pranga Myslim Hoxha

Wed 7 Mar 2012 - 3:50
Një 43-vjeçare polake denoncon përdhunim e shfrytëzim si prostitutë, në pranga Myslim Hoxha Viktime-dhune-femer-noaCaserta, Itali, 4 Mars 2012 NOA – Një grua nga Polonia, emigrante në Itali, ka denoncuar se është detyruar të bëjë prostitutën në rrethana rënduese dhe ka bërë përgjegjës për këtë akt trafikimi të dhunshëm sipas saj, emigrantin shqiptar 23 vjeçar, Myslim Hoxha.

Sikurse raporton noa.al, denoncimi është bërë në Kuesturën e Caserta në Itali. Policia konfirmoi se mbi bazën e këtij kallëzimi penal kanë arrestuar 23 vjeçarin Myslim Hoxha, emigrant shqiptar prej vitesh në Itali,

Nga hetimet, Myslim Hoxha akuzohet për përdhunim në dëm të gruas 43 vjeçare polake, përfshirje dhe detyrim të 43 vjeçares që të prostituojë me pagesë në favor të tij. Ai e kishte tërhequr polaken nga Afragola, lokalitet i Napolit, në Caserta, për të shitur trupin në favor të tij.

Policia tha se i ngriti një kur të riut shqiptar. Duke pasur sinjalet paraprake, policia ka vëzhguar lëvizjet e prostitutës në rrugën Carlo III dhe në distancë, tutorin e saj 23 vjeçar Myslim Hoxha.

Kur janë pjekur kushtet për ta arrestuar në kushtet e flagrancës, të riut Hoxha i janë vënë prangat.

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi