Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve Empty E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve

Sat 18 Aug 2012 - 12:24
E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve Policia5-300x200Ditën e premte policia e Gjirokastrës ka shoqëruar për në komisariat tre të rinj, të dyshuar se kanë shfrytëzuar seksualisht një grua të martuar, duke e kërcënuar me armë të ftohtë. Madje ata i kanë gjetur edhe “klientë” kundrejt shumës prej 1 mijë lekë të reja për person.

Gjithashtu, punonjësit pranë policisë, parandaluan edhe vrasje, pasi bashkëshorti i 24-vjeçares së dhunuar u kishte zënë pritë të rinjve me sopatë në dorë.

Ngjarja

Policia e Gjirokastrës është informuar se tre të rinj në një fshat të rrethit Gjirokastër, nën kërcënimin e armëve të ftohta po shfrytëzonin seksualisht një femër të moshës 24 vjeçe, e martuar, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.

Nga frika, 24-vjeçarja nuk bënte denoncim as në polici e as tek bashkëshorti i saj.

Pas prova të mbledhura, ditën e djeshme, është bërë shoqërimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, të tre të rinjve pasi:

Shtetasja D.R, 24 vjeçe, më datën 17.08.2012 , në orët e para të mëngjesit ka vënë në dijeni bashkëshortin dhe vëllain e saj për këta shtetas që e shfrytëzonin seksualisht nën kërcënimin e armëve të ftohta.

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative rezultoi se bashkëshorti i shtetases D.R, kishte marrë një armë të ftohtë sopatë dhe po priste këta shtetas të vinin për të marrë bashkëshorten e tij.

Ndërhyrja në kohë e Specialistëve të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të parandalohej një ngjarje me pasoja të rënda.

Shtetasja D.R, ka deponuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër se tre të rinjtë nën kërcënimin e një thike e kanë detyruar që prej Janarit të vitit 2012 e deri tani të kryente marrëdhënie seksuale me këta tre shtetas si dhe me shtetas të tjerë që i sillnin këta shtetas kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë ndalimi i shtetaseve: K.D., i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në një fshat të rrethit Gjirokastër, A.L., i datëlindjes 1983, lindur dhe banues në një fshat të rrethit Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje më armë zjarri dhe M.B., i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në një fshat të rrethit Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje të makinave.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.R, nën kërcënimin e armëve të ftohta kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për çdo person.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana shtrënguese”, parashikuar nga neni 114/a pika 4 e Kodit Penal. /alb-observer.com/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve Empty Re: E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve

Sat 18 Aug 2012 - 12:29
po ky i shoqi aq i varfer qenka sa mos me blere dot as nje arme por me sopate sikur me qene william wolas
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve Empty Re: E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve

Sat 18 Aug 2012 - 12:49
Vdekje!
Sponsored content

E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve Empty Re: E shfrytëzonin si prostitutë gruan e martuar, pranga 3 të rinjve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi