Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Empty 56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!

Wed 7 Mar 2012 - 16:03
56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Spacer
56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Spacer
56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Spacer
56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  52048TIRANE-Shes gjakun e trupit për të jetuar 8 vetë të familjes. Jam e pamundur, por nuk kam rrugë tjetër. Punë nuk ka, shtëpia ku rrimë është e huaj e pronari do na nxjerrë jashtë. Më dhemb në shpirt, por çfarë nuk bën nëna për jetën e fëmijëve të saj!”. Kështu ka pohuar mes lotëve për “Gazeta Shqiptare” 56-vjeçarja Dallëndyshe Janaqi, banore e lagjes nr. 6 të qytetit të Korçës. Ajo rrëfen se marrin vetëm 3 mijë lekë asistencë, por ka 6 fëmijë. Tregon se po të gjente një punë, do të ishte ëndërr dhe së paku do të ‘pushonte’ vetëm një herë e të mos jepte gjak, të mos bënte ritin e pandërprerë për 20 vite rresht….
Nga sa persona përbëhet familja juaj dhe si jetoni?
-Jemi tetë vetë në familje pa asnjë të ardhur, pa asnjë punë dhe mbajmë shpirtin gjallë me gjakun e trupit. Unë e burri e 6 fëmijët. Jemi të zhytur kokë e këmbë në varfëri dhe borxhe. Nga skamja jam detyruar të shes gjakun për të mbijetuar. Prej më shumë se 20 vjetësh, çdo tre muaj shes gjakun, shkoj dhe jap gjak në spital kundrejt shpërblimit modest. E bëj nga halli, se kam 6 fëmijë e duan bukë të jetojnë…
Vetëm me këto të ardhura jetoni?
-Po. Nuk kemi të tjera. Fëmijët duan të jetojnë. Shkollë nuk po u japim, të paktën të mos vdesin për të ngrënë. Është e vërtetë, të shesësh gjakun është diçka shumë e shtrenjtë, por ja që bëhet. E bëj për dashurinë e fëmijëve të mi. Shpirti i nënës për fëmijën bën gjithçka. Edhe burri jep gjak .Ai del gjithë ditën me 2 djemtë e mëdhenj, duke qëndruar rrugëve, me shpresën se dikush po i merr në punë, por jo, asgjë...
Sa merrni nga shitja e gjakut?
-Çdo tre muaj unë shes 450 ml gjak, për një çmim prej 180 lekësh ml. Ndoshta është pak, por të paktën laj borxhet në dyqane, zvogëloj listën… E kam bërë shpesh këtë gjë, më zëvendëson punën që s’e pata kurrë. Askujt nuk i bëhet vonë për këtë, por njeriu mund të bëjë gjithçka për të mbijetuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijët e tu…
Kur keni dhënë gjak për herë të parë?
-Isha 36 vjeç, kur kisha 5 fëmijë dhe nuk munda dot të siguroja një punë. Vështirësitë bëheshin të mëdha, ndërsa më duhej të siguroja bukën për fëmijët e mi. Krahët e mi, prej atëherë, qëndrojnë vetëm të mavijosur… Ndërsa edhe sot shtyj ditët me një agoni të dëshpëruar
Kur ka qenë hera e fundit?
-S´është mbushur muaji. Pres të vijë dita të jap gjak sërish, vetëm për të siguruar bukën, asgjë tjetër.
Merrni ndihmë ekonomike?
-Edhe pse jam në varfëri ekstreme, një varfëri e cila nuk ka nevojë për fjalë se duket qartë, marr vetëm 3 mijë lekë të reja, për tetë persona. Një ndihmë ekonomike qesharake dhe e turpshme. Për mua, e vetmja ndihmë është libreza e gjakut. Ne, edhe këtu ku kemi futur kokën nuk është e jona, ka pronar. Jemi të humbur dhe të pashpresë…
Ndonjë mesazh apo apel?
-Gjetja e një pune, mua, bashkëshortit, kjo është ëndrra… Nuk lyp lëmoshë, por duam të mbijetojmë edhe ne…

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Empty Re: 56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!

Wed 7 Mar 2012 - 16:07
Hahaha tani e moret vesh ju,kjo ka ndodhur edhe vazhdon te ndodh ne Shqiperi e ne vendet e varfera ,madje une personalisht njoh njerez te rrethit tim jo familjar por qytetare te mi edhe te njohur qe kane shitur veshken per te mbijetuar e per te mbajtur familjen...jo me gjakun
Malwina
Malwina
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 2624
<b>Hobi</b> Hobi : nthg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Empty Re: 56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!

Wed 7 Mar 2012 - 16:09
oh my gosh.. sa gjynah
Sponsored content

56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!  Empty Re: 56-vjeçarja: Shes gjak, për të ushqyer 8 vetë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi