Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq Empty Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq

Sun 22 Jul 2012 - 10:03
Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq FEMIJET-01_tn_21


Plot 19 për qind e fëmijëve shqiptarë nga Jugu në Veri të vendit rezultojnë të jenë të kequshqyer. Statistikat janë zyrtare dhe u konfirmuan edhe njëherë këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF. Të njëjtat rezultate u dhanë tre vjet më parë edhe nga studimi demografik i realizuar prej Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, në bashkëpunim me INSTAT, USAID, UNICEF, AECID, UNFPA, OBSH dhe kooperacioni zviceran.

Përqindja e fëmijëve shqiptarë të ushqyer keq, ka mbetur e pandryshuar këto pesë vitet e fundit.

Rreth 28 për qind e fëmijëve 0 deri në 5 vjeç në zonën e Veriut, si edhe 18 për qind e tyre në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut, nuk kanë parametrat normale të zhvillimit, pasi rezultojnë më të shkurtër se normalja.

Politikat sociale të qeverisë nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me pagesat dhe ndihmën ekonomike për këto familje që duan t’i rrisin fëmijët të shëndetshëm, por për shkak të varfërisë nuk kanë para për t’u ofruar të vegjëlve vakte me vitamina, proteina e karbohidrate.

Pagesat e barrëlindjes në vendin tonë bëhen vetëm për ato nëna që vitin e fundit, para lindjes, kanë qenë të punësuara dhe derdhën rregullisht sigurimet shoqërore e shëndetësore.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq Empty Re: Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq

Mon 24 Sep 2012 - 15:05
Kjo eshte "Shqiperia po ndryshon" e Sali Berishes!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi