Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

7 Marsi, Basha: Mirënjohje të përjetshme mësuesve tanë Empty 7 Marsi, Basha: Mirënjohje të përjetshme mësuesve tanë

Wed 7 Mar 2012 - 16:28
7 Marsi, Basha: Mirënjohje të përjetshme mësuesve tanë 850bf_51918_3TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka nisur sot ditën me urimin për mësuesit e tij. Vizitën e parë, zoti Basha e ka zhvilluar tek mësuesja e tij e klasës së parë Sonja Jegeni. Më pas, zoti Basha ishte në shtëpinë e mësueses së tij kujdestare, Merita Xoxa.

Zonja Xoxa tha se ndihej shumë krenare, kur shikon se si një nga nxënësit e saj më të mirë po arrin një sërë suksesesh, madje siç tha ajo: “po i shërben denjësisht vendit dhe bashkëqytetarëve të tij”.
Zoti Basha theksoi se çdo arritje në jetë, ia dedikon punës së palodhur të mësuesve të tij. “Ne, asnjëherë nuk mund të shlyejmë detyrimin ndaj jush, – tha zoti Basha, po ajo që mund të bëjmë, është të vëmë në jetë mësimet tuaja”.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, zoti Basha u ndal më pas në “Shkollën e Kuqe”, ku ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.

“Është gjithmonë e pamundur të shprehet në mënyrë të plotë dhe të vërtetë mirënjohja për mësuesin. Ne kemi një borxh të madh dhe të përhershëm ndaj mësuesve dhe ky borxh nuk mund të shlyhet në një ditë, por ky borxh shlyhet dhe jam i sigurtë që shlyhet, duke i mbushur me krenari se e gjithë kjo kohë, i gjithë ky mund, e gjithë kjo sakrificë jo vetëm nuk ka shkuar kot, por shkon në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, e një shoqërie më të përparuar, ndaj edhe njëherë dua të falenderoj nga zemra, ata që pas prindërve kanë kontributin, rolin dhe detyrën kryesore, mësuesit tanë”.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi