Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Medalje Mirënjohje” për Esmeralda Uruçin , pas vdekjes Empty “Medalje Mirënjohje” për Esmeralda Uruçin , pas vdekjes

Thu 21 Mar 2013 - 19:29
Message reputation : 100% (1 vote)
“Medalje Mirënjohje” për Esmeralda Uruçin , pas vdekjes 194Ditën e sotme Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dhënë “Medaljen e Mirënjohjes” ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçit.
Në ceremoninë e dekorimit, që përkoi me njëvjetorin e vdekjes së Esmeralda Uruçit, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Uruçi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Esmeralda Uruçit si shtetarë dhe si personalitet në fushën e arsimit.

“Jam i bindur që ne sot, por edhe të gjithë ata që kanë pasur shansin ta njohin dhe të punojnë së bashku me Esmeraldën kanë mundësinë që të nderojnë kontributin e një shtetareje, e cila diti jo vetëm të ofrojë figurën e një personaliteti shtetëror, të ofrojë kontributin për një nga fushat e rëndësishme të vendit, të jetës politike, të jetës institucionale në vend”, u shpreh Nishani.
Kreu i Shtetit tha se “është momenti të vlerësojmë kontributin publik, social dhe shoqëror të një gruaje kurajoze, e cila gjithmonë u udhëhoq nga interesi publik. Unë e shfrytëzoj këtë moment të veçantë për të ofruar të gjithë respektin institucional dhe nderimin personal ndaj këtij kontributi”. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi