Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

7 marsi, boshatisen kuletat, zysha kërkon I-Phone Empty 7 marsi, boshatisen kuletat, zysha kërkon I-Phone

Wed 7 Mar 2012 - 19:33
7 marsi, boshatisen kuletat, zysha kërkon I-Phone 52039_1TIRANE - 7 Marsi erdhi sërish dhe si çdo vit edhe këtë herë nuk do të mungojnë dhuratat. Gjatë ditës së djeshme kemi zhvilluar biseda me shumë nxënës në disa prej gjimnazeve kryesore. “Sigurisht nuk mund të shkojmë duarbosh në shkollë, megjithëse kriza ekonomike ka bërë të vetën, një dhuratë duhet t’ia japësh mësueses sidomos kur je edhe maturant”, - thotë për suplementin një 18-vjeçar. Stafi i suplementit “Gjimnazistët” ka vizituar disa shkolla të mesme, ka komunikuar me nxënës prej nga ku ka kuptuar preferencat e sivjetshme të mësuesve. E teksa dikur mësuesve u çohej 7 Marsi erdhi sërish dhe si çdo vit edhe këtë herë nuk do të mungojnë dhuratat. Gjatë ditës së djeshme kemi zhvilluar biseda me shumë nxënës në disa prej gjimnazeve kryesore. “Sigurisht nuk mund të shkojmë duarbosh në shkollë, megjithëse kriza ekonomike ka bërë të vetën, një dhuratë duhet t’ia japësh mësueses sidomos kur je edhe maturant”, - thotë për suplementin një 18-vjeçar. Stafi i suplementit “Gjimnazistët” ka vizituar disa shkolla të mesme, ka komunikuar me nxënës prej nga ku ka kuptuar preferencat e sivjetshme të mësuesve. E teksa dikur mësuesve u çohej një buqetë me lule në shenjë nderimi për punën dhe sakrificën që tregonin me nxënësit, sot mimozat janë zëvendësuar me orë firmato, celularë, unazë apo varëse të shtrenjtë ose e keqja më e vogël një zarf me mbishkrimin sipër: “Gëzuar mësuese” dhe brenda me ndonjë lek të “vogël” i mbledhur pa dyshim në mënyrë “vullnetare”.
Mekanizmi
Nga bisedat me nxënës të gjimnazeve të njohur në kryeqytet si “Partizani”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” etj, arrijmë në përfundimin se në të gjitha shkollat ekzistoka e njëjta formulë. Të hënën e shkuar klasa ka realizuar një mbledhje ku nxënësit kanë vendosur se nga sa lekë do të dorëzojë secili. Shuma përgjithësisht ka qenë standarde, 500 lekë të vjetra, por ka edhe nga ato shkolla “VIP” ku është menduar që secili të kontribuojë me 10 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë po në të njëjtën “mbledhje” janë vendosur se kush do të mbledhë lekët dhe kush do të blejë dhuratën. Përgjithësisht me këtë punë u ngarkuan senatorët dhe zëvendës senatorët e klasave. Klasës i ishte dhënë ultimatum që lekët të gjithë t’i dorëzonin deri ditën e enjte se të premten pas mësimit nxënësit do të dilnin për të blerë dhuratat, ndonëse kishte edhe nga ata që këtë gjë e kishin lënë për ta bërë në fundjavë. Lekët janë mbledhur gjatë minutave të pushimit. Ndërkohë, nxënësit kishin planifikuar që brenda 500 lekëshit të kënaqnin edhe mësuesen kujdestare, por edhe ndonjë mësuese “problematike” që nuk i ka dhe aq mirë punët me klasën.
Historia
Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel shkolla e parë shqipe e Korçës, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si ambient për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga atdhetari i mërguar korçar Mandi Tërpo. Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave atdhetare të të mërguarve shqiptarë dhe të atdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja shqipe e Korçës nuk varej e nuk financohej prej asnjë shteti a shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua e u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.
Nga trëndafili dhe mimoza tek ‘I-Phone’
Kohët kanë ndryshuar, njerëzit gjithashtu. Teksa dikur mësuesit e quanin shenjë vlerësimi dhurimin e një tufe me lule, nuk përbën ndonjë surprizë të madhe. Ah, nëse buqeta shoqërohet edhe me zarfin e bardhë gjërat marrin tjetër kuptim. Sikundër na kanë treguar vetë gjimnazistët, ka pasur nga ato raste kur mësueset nuk e kanë pëlqyer shumë dhuratën e tyre “është parë nga reagimi që kanë pasur apo nga mimika e fytyrës”, - tregon njëra nga nxënëset e kryeqytetit e cila na tregon më tej se ka qenë një rast kur një mësuese u ka thënë “si kjo e kam një në shtëpi, po gjithsesi faleminderit”. Sikundër e përmendëm më sipër lulet janë aksesor i dhuratës që u bëhet për 7 mars mësuesve ndërsa baza e tyre është një dhuratë jo dhe aq simbolike. Nga sa mësuam dhuratat që do të mbizotërojnë edhe këtë vit janë: Ora, byzylyk, unazë, pije apo dosje lëkure për profesorët, por kishte edhe nga ato që kanë vendosur t’i dhurojnë simbolikisht një I-Phone të tipit të fundit. Në këtë rastin e fundit tarifa e çdo nxënësi ka qenë më e lartë, por duke qenë se përgjithësisht janë mirë ekonomikisht si klasë dhe meqë zysha është treguar e mirë me ta, kanë menduar që ta kënaqin. Megjithëse në një vit të vështirë dhe krize tradita nuk mund të prishet dhe figura e mësuesit do të respektohet. Kohët kanë ndryshuar dhe forma e respektit gjithashtu.
Kriza, jo më i detyrueshëm 500 lekëshi
“Një diçka ia blemë çdo mësuesi, tashmë ne jemi maturant dhe nuk kemi se ç’të bëjmë, të shohin nga duart ore”, - nis bisedimin me “Gjimnazistët” një senatore maturante. “Është e vërtetë që këtë vit nxënësit ishin pak më ngushtë se vitet e tjera, ndaj dhe ne nuk e bëmë më të detyrueshëm 500 lekëshin, por e lamë në dëshirë të secilit prej tyre. Tani ai muhabet dihej që të jepnin nga 500 lekë, por kush nuk kishte lekë ne nuk ia kërkuam”, - tregon senatorja, që me frikë që mos identifikohet na lutet që të heshtim për emrin e saj.
Maturantët: E kemi problem se çdo mësuese kërkon dhuratë
Por, 500 nuk mjaftojnë gjithmonë sidomos në rastet kur nxënësit janë problematikë. I tillë është edhe maturanti që na është rrëfyer ne, i cili tregon se nëna e tij shpenzoi gjysmën e pagës së saj për të blerë dhuratat që do t’i japë zyshave nesër (sot). “Fatmirësisht jemi mirë ekonomikisht dhe mami më tha që këtë vit do t’i bëj hallall lekët, vetëm që t’i të mos ngelësh në klasë. Tre lëndët ku nuk i kam fare mirë punët janë: Matematika, fizika dhe kimia. Asaj të matematikës i bleva një varëse, fizikës një parfum, ndërsa kimia që është edhe më e vështira një orë”, - përfundon ai me shpresën se pas këtij gjesti zyshat do të ndryshojnë mendim për të.
E ëma e një maturanteje: Na grinë nga lekët, çdo mësuese do dhurata
Mirela, e ëma e një maturanteje rrëfen se familja e saj ‘është grirë nga lekët për dhurata’. “Më çmendi vajza, mami letërsinë ti e di që jam keq dhe dua t’i blej një dhuratë, matematikës që kam kujdestare duhet patjetër, megjithëse kam dhënë 500 lekë në klasë. Por, edhe ajo e fizikës do pjesën e saj, shyqyr që s’më kërkoi edhe për fizkulturën”, - thotë duke qeshur mesogruaja e cila duket e shqetësuar pasi ky 7-8 mars i ka prekur rëndë buxhetin e familjes së saj.
Mësuesit me preferenca, dikush dhuratën dhe dikush zarfin
Mësuesit i kanë preferencat e ndryshme. Dikush kërkon me stil dhuratë dhe dikush kërkon zarf, nuk është se janë me një mendje. Kjo përgjithësisht vlen për të gjithë mësuesit kujdestarë të shkollave të mesme, të cilët përmes nxënësve të “preferuar” i kanë përcjellë mesazhin se çfarë duan. “Dikush kërkon lekë dhe dikush kërkon dhuratë, ka edhe nga ato mësues të “çmendur” që duan lloj-lloj gjërash.
Mësuesja e “Samiut”: Nuk i detyrojmë nxënësit, na sjellin ç’të duan
Gjatë vizitës në gjimnazin “Sami Frashëri” teksa bisedoj me një mësuese letërsie, e cila nuk dëshiron të identifikohet na tregon se askush nuk i detyron nxënësit për të sjellë dhurata. “Unë kam vite në arsim, asnjëherë nuk i kam detyruar nxënësit e mi të më sjellin lekë apo dhurata. Të themi të drejtën edhe ne na duket si një formë shpërblimi nëse na sjellin diçka, por kurrë nuk ia detyrojmë. Madje disa edhe më kanë pyetur që mësuese çfarë kërkon t’ju sjellim sivjet. Unë i kam dhënë të njëjtën përgjigje që u kam dhënë edhe 5 vitet e kaluara. Edhe po të më sillni një karafil prapë e nderuar do të jem, u kamë thënë të gjithëve”, - mbyll rrëfimin për “Gazeta Shqiptare” mësuesja e cila niset për të hyrë në klasë.
Mësueset fanatike
Sigurisht që jo të gjitha janë pjesë e një thesi. Ka mësuese që gjatë gjithë jetës si pasojë e faktit që nuk duan fjalë, s’kanë pranuar kurrë dhuratë tjetër veç luleve. “Nuk dua të më përgojojnë. Më mjafton rroga ime”, - tregon njëra nga mësueset e “Qemal Stafës” e cila ditën e 7 marsit nuk shkon fare në shkollë, na tha që nuk do të shkojë as nesër (sot).
Nxënësit në kafe, mësuesit në drekë
Shumë gjimnaze të Tiranës, ashtu sikundërse e kërkon edhe tradita ditën e mërkurë nuk do të zhvillojnë mësim. Pa uniformë dhe me dhurata në duar nxënësit do të mblidhen në orët e para të mëngjesit të datës 7 ku do të urojnë mësuesit për festat e 7-8 marsit. Ndërkohë, siç mësohet mësuesit me prenotimet në lokale të ndryshme të kryeqytetit, do të festojnë të vetmen festë të tyre. Ndërkohë, kjo ditë është edhe një festë për nxënësit, të cilët tashmë në një ditë pushimi do të relaksohen në baret afër shkollave apo të zonës së bllokut. Të paktën 7 marsi është e vetmja ditë ku si mësuesit ashtu edhe nxënësit shkojnë me qejf në shkollë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi