Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin Empty Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin

Thu 7 Mar 2013 - 1:48
Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin 64552Të lindësh në "epokën e internetit" jo gjithmonë duhet konsideruar si fat. Madje shpesh për situata të ndryshme, periudhat kur ishin të gjithë të varfër dhe të gjithë njësoj kujtohen edhe me mall. Ka nga ata që thonë se dikur edhe pse kishte shumë mangësi materiale, kishte një lloj harmonie midis njerëzve, që sot vështirë se e gjen. Edhe festat ishin modeste, por të gjithë kënaqeshin e mezi i prisnin. Sot është ndryshe… Në këto kohë festat kanë filluar të shihen më shumë si "detyrim" se sa si kënaqësi. Kjo ndodh edhe me festën e atyre që ndryshe quhen "prindërit e 2-të", domethënë mësuesit. 7 Marsi erdhi sërish dhe si çdo vit edhe këtë herë nuk do të mungojnë dhuratat. Ne kemi zhvilluar biseda me shumë nxënës në disa prej gjimnazeve kryesore të kryeqytetit dhe kuptuam se festa e mësuesve po pritet me entuziazëm. Arsyeja nuk është vetëm "dashuria" që gjimnazistët kanë për mësuesit, por më shumë dëshira e tyre për të bërë sa më pak mësim, e për t'u kënaqur me njëri-tjetrin pas orëve të shkurtuara. Sigurisht ata shohin edhe një farë "leverdie", sepse mësuesve pasi të kenë marrë dhuratat do u zgjasë disa ditë humori i mirë, i cili mund të përkthehet edhe në nota më të mira.


DHURATAT
Në shkollën e mesme "Ismail Qemali", njëra prej mësueseve kujdestare ka menduar të plotësojë kuzhinën e shtëpisë dhe u ka kërkuar nxënësve t'i dhurojnë një mikrovalë. Për të gjithë ata që kur kujtojnë festën e 7 Marsit kanë parasysh buqeta me lulet e para të pranverës, mund t'u themi që prej vitesh këto nuk janë më pjesë e listës. Jemi në "epokën e internetit" dhe lulet maksimumi mund t'i gjejmë në ekranin e ndonjë celulari të tipit të fundit, ose Iphone… Gjimnazistët na treguan se celularët vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit e zyshave për ditën e festës. Në modë janë edhe veshjet, sigurisht firmato, por edhe bizhuteritë e ndryshme. Në dukje janë dhurata të shtrenjta, por duke llogaritur që nxënësit vullnetarisht japin nga 5-10 mijë lekë të vjetra secili, bëhen të përballueshme. "Sigurisht nuk mund të shkojmë duarbosh në shkollë, megjithëse kriza ekonomike ka bërë të vetën, një dhuratë duhet t'ia japësh mësueses sidomos kur je edhe maturant", - thotë për suplementin 18-vjeçarja me emrin Ana.

Si funksionon?
Nga bisedat me nxënës të gjimnazeve të njohur në kryeqytet si "Partizani", "Sami Frashëri", "Ismail Qemali" etj, arrijmë në përfundimin se në të gjitha shkollat ekzistoka e njëjta formulë. Të hënën e shkuar klasa ka realizuar një mbledhje ku nxënësit kanë vendosur se nga sa lekë do të dorëzojë secili. Shuma përgjithësisht ka qenë standarde, 500 lekë të vjetra, por ka edhe nga ato shkolla "VIP", ku është menduar që secili të kontribuojë me 10 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë po në të njëjtën "mbledhje" janë vendosur se kush do të mbledhë lekët dhe kush do të blejë dhuratën. Përgjithësisht me këtë punë u ngarkuan senatorët dhe zëvendëssenatorët e klasave. Lekët janë mbledhur gjatë minutave të pushimit. Ndërkohë, nxënësit kishin planifikuar që brenda 500 lekëshit të kënaqnin edhe mësuesen kujdestare, por edhe ndonjë mësuese "problematike", që nuk i ka dhe aq mirë punët me klasën.

Historia
Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel shkolla e parë shqipe e Korçës, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si ambient për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga atdhetari i mërguar korçar, Mandi Tërpo. Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave atdhetare të të mërguarve shqiptarë dhe të atdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja shqipe e Korçës nuk varej e nuk financohej prej asnjë shteti a shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua e u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.

Nga mimozat tek pajisjet elektronike
Kohët kanë ndryshuar, njerëzit gjithashtu. Teksa dikur mësuesit e quanin shenjë vlerësimi dhurimin e një tufe me lule, nuk përbën ndonjë surprizë të madhe. Ah, nëse buqeta shoqërohet edhe me zarfin e bardhë gjërat marrin tjetër kuptim. Sikundër na kanë treguar vetë gjimnazistët, ka pasur nga ato raste kur mësueset nuk e kanë pëlqyer shumë dhuratën e tyre "është parë nga reagimi që kanë pasur apo nga mimika e fytyrës", - tregon njëra nga nxënëset e kryeqytetit, e cila na tregon më tej se ka qenë një rast kur një mësuese u ka thënë "si kjo e kam një në shtëpi, po gjithsesi faleminderit". Sikundër e përmendëm më sipër, lulet janë aksesor i dhuratës që u bëhet për 7 Mars mësuesve, ndërsa baza e tyre është një dhuratë jo dhe aq simbolike. Nga sa mësuam, dhuratat që do të mbizotërojnë edhe këtë vit janë: Ora, byzylyk, unazë, pije apo dosje lëkure për profesorët, por kishte edhe nga ato që kanë vendosur t'i dhurojnë simbolikisht një I-Pad, I-phone, ose laptop mini. Në këtë rastet e fundit tarifa e çdo nxënësi ka qenë më e lartë, por duke qenë se përgjithësisht janë mirë ekonomikisht si klasë dhe meqë zysha është treguar e mirë me ta, kanë menduar që ta kënaqin. Megjithëse në një vit të vështirë dhe krize, tradita nuk mund të prishet dhe figura e mësuesit do të respektohet. Kohët kanë ndryshuar dhe forma e respektit gjithashtu.

Po në raste krize?!
"Një diçka ia blemë çdo mësuesi, tashmë ne jemi maturantë dhe nuk kemi se ç'të bëjmë, të shohin nga duart ore", - nis bisedimin me "Gjimnazistët" një senatore maturante. "Është e vërtetë që këtë vit nxënësit ishin pak më ngushtë se vitet e tjera, ndaj dhe ne nuk e bëmë më të detyrueshëm 500 lekëshin, por e lamë në dëshirë të secilit prej tyre. Tani ai muhabet dihej që të jepnin nga 500 lekë, por kush nuk kishte lekë ne nuk ia kërkuam", - tregon senatorja, që me frikë që mos identifikohet na lutet që të heshtim për emrin e saj.

Çfarë thonë nxënësit?!
Por, 500 nuk mjaftojnë gjithmonë, sidomos në rastet kur nxënësit janë problematikë. I tillë është edhe maturanti që na është rrëfyer ne, i cili tregon se nëna e tij shpenzoi gjysmën e pagës së saj për të blerë dhuratat që do t'i japë zyshave pasnesër (nesër). "Fatmirësisht jemi mirë ekonomikisht dhe mami më tha që këtë vit do t'i bëj hallall lekët, vetëm që ti të mos ngelësh në klasë. Tri lëndët ku nuk i kam fare mirë punët janë: Matematika, Fizika dhe Kimia. Asaj të Matematikës i bleva një varëse, të Fizikës një parfum, ndërsa asaj të Kimisë që është edhe më e vështira, një orë", - përfundon ai me shpresën se pas këtij gjesti zyshat do të ndryshojnë mendim për të.

Prindërit: Na grinë nga lekët, çdo mësuese do dhurata
Mirela, e ëma e një maturanteje rrëfen se familja e saj 'është grirë nga lekët për dhurata'. "Më çmendi vajza, mami, në Letërsi ti e di që jam keq dhe dua t'i blej një dhuratë, Matematikës që kam kujdestare duhet patjetër, megjithëse kam dhënë 500 lekë në klasë. Por, edhe ajo e Fizikës do pjesën e saj, shyqyr që s'më kërkoi edhe për fizkulturën", - thotë duke qeshur mesogruaja, e cila duket e shqetësuar, pasi ky 7-8 Mars i ka prekur rëndë buxhetin e familjes së saj.

Preferencat
Mësuesit i kanë preferencat e ndryshme. Dikush kërkon me stil dhuratë dhe dikush kërkon zarf, nuk është se janë me një mendje. Kjo përgjithësisht vlen për të gjithë mësuesit kujdestarë të shkollave të mesme, të cilët përmes nxënësve të "preferuar" i kanë përcjellë mesazhin se çfarë duan. "Dikush kërkon lekë dhe dikush kërkon dhuratë, ka edhe nga ato mësues të 'çmendur' që duan lloj-lloj gjërash.

Mësueset fanatike
Sigurisht që jo të gjitha janë pjesë e një thesi. Ka mësuese që gjatë gjithë jetës si pasojë e faktit që nuk duan fjalë, s'kanë pranuar kurrë dhuratë tjetër veç luleve. "Nuk dua të më përgojojnë. Më mjafton rroga ime", - tregon njëra nga mësueset e "Qemal Stafës", e cila ditën e 7 Marsit nuk shkon fare në shkollë, na tha që nuk do të shkojë as nesër (sot).

Drekë për mësuesit, kafe për nxënësit
Shumë gjimnaze të Tiranës, ashtu sikundërse e kërkon edhe tradita, ditën e mërkurë nuk do të zhvillojnë mësim. Pa uniformë dhe me dhurata në duar nxënësit do të mblidhen në orët e para të mëngjesit të datës 7, ku do të urojnë mësuesit për festat e 7-8 Marsit. Ndërkohë, siç mësohet mësuesit me prenotimet në lokale të ndryshme të kryeqytetit, do të festojnë të vetmen festë të tyre. Ndërkohë, kjo ditë është edhe një festë për nxënësit, të cilët tashmë në një ditë pushimi do të relaksohen në baret afër shkollave apo të zonës së Bllokut. Të paktën 7 Marsi është e vetmja ditë ku si mësuesit, ashtu edhe nxënësit shkojnë me qejf në shkollë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Cteduhetty
Cteduhetty
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 67
<b>Hobi</b> Hobi : Tae-kwon-do / Nuk refuzohen LeKeT
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne zemren e EpiKad-es
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/12/2012
http://www.cteduhetty.com

Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin Empty Re: Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin

Thu 7 Mar 2013 - 9:49
Nga shkolla tete vjecar mbaj mend qe thjesht Lule dergonim dhe ata i merrnim menga 20 leke ose diku me shume copen.
Ne shkolle te mesme ngaqe kemi qen te gjithe djem dhe mesueset i kishim Femra te gjitha pothuaj vendosnim vete se cfar do ti benin mesues dhurate po ashtu vendosnim vete sa lek do jepnim , Mendoheshim dhe cfar dhurate do ti benim qe me shume ishte simbolike.
Ne vitin e peste te shkolles se mesme (Shkollat profesionale zgjasin 5 vjet)
Meqe kishim te njejten mesuese dhe ishte treguar shume shume e mire me ne ne te gjitha drejtimet.
Dinte te na mesonte te na mbronte si klase dhe te degjonte me vemendje problemet tona . te pakten me ate benim 8 ore ne jave qe nuk jan pak per nje lende te vetme.

Per 4 vite qe e kemi patur nuk mbaj mend te na thonte qe dua x dhurate.
Ne vitin e fundit i kemi blere nje Stilolaps natyrisht marke
nje buqete te madhe me lule dhe nje Varese Floriri .

Kur e pa ajo nuk i erdhi mire sepse ishte mesuar vertet vetem me simboliken
e 7 Marsit .
Dhe na tha qe eshte e papranueshme per te dhe qe nuk munde ta merrte varesen e floririt buqeten dhe stilolapsin u kenaqe shume.
Por edhe ajo nga ana e saje pergatiste per 45 - 28 qe mbaruam ate shkolle per 4 vjet embelsira te ndryshme dhe na i sillte qe vertet te bente te ndiheshe krenar per ate mesuese Renaten !!!

Por nga ana tjeter shyqyr qe skemi pas ate zyshen e letersis kujdestare se ajo kishte qef ditelindjet dhe kishte shume qef ta lagnim me shampanje .
shkurt muhabeti bente politike te tille....

Nuk e di cfar kerkojn sot kto lloj mesuesish qe ta thon cope dua mikroval i phon i pad....

Po ndonje thes miell e duan tek shpia kta qe skan piken e turpit qe kerkojn gjera nxenesve qe nuk punojn gje kundi dhe ku te ken mundesin te plotesojn nevojat e tyre jetike me veshmbathje dhe ushqim ....
Nejse ne shqiperi mendoj se mesues doktorr apo cfar do qofte vete i kemi mesuar me te tilla gjera.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin Empty Re: Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin

Thu 7 Mar 2013 - 14:50
shume keq edhe dhurata ne nje forme llogaritet mito.Ne as nje menyre nuk e kisha arsyetuar marrjen e dhuratave nga nxenesit.Nese nxenesi deshiron ti uroj diten e mesuesit mund ne nje flet fletore ose ne vizatim ti shkruaj disa fjale edhe ti uroj mesusit festen,per ndryshe cdo dhurate tjeter e konsideroj te pa pranueshme,Edhe une i takoj ketij profesioni po shum keq do te ndjehesha nese nxenesit e mi me blejne edhe dhuraten me te lire.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin Empty Re: Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin

Fri 8 Mar 2013 - 13:25
Hahahahah sa te cmendur jane njerezit Very Happy Very Happy Very Happy
Sponsored content

Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin Empty Re: Festa, nxënësit: Zysha na kërkon një mikrovalë për 7 marsin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi