- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Festa e 7-marsit, nxënësit : Ja çfarë dhurate na kërkon zysha
Wed 6 Mar 2013 - 21:24
Të lindësh në “epokën e internetit” jo gjithmonë duhet konsideruar si fat. Madje shpesh për situata të ndryshme, periudhat kur ishin të gjithë të varfër dhe të gjithë njësoj kujtohen edhe me mall. Ka nga ata që thonë se dikur edhe pse kishte shumë mangësi materiale, kishte një lloj harmonie midis njerëzve, që sot vështirë se e gjen. Edhe festat ishin modeste, por të gjithë kënaqeshin e mezi i prisnin. Sot është ndryshe… Në këto kohë festat kanë filluar të shihen më shumë si “detyrim” se sa si kënaqësi. Kjo ndodh edhe me festën e atyre që ndryshe quhen “prindërit e 2-të”, domethënë mësuesit. 7 Marsi erdhi sërish dhe si çdo vit edhe këtë herë nuk do të mungojnë dhuratat. Ne kemi zhvilluar biseda me shumë nxënës në disa prej gjimnazeve kryesore të kryeqytetit dhe kuptuam se festa e mësuesve po pritet me entuziazëm. Arsyeja nuk është vetëm “dashuria” që gjimnazistët kanë për mësuesit, por më shumë dëshira e tyre për të bërë sa më pak mësim, e për t’u kënaqur me njëri-tjetrin pas orëve të shkurtuara. Sigurisht ata shohin edhe një farë “leverdie”, sepse mësuesve pasi të kenë marrë dhuratat do u zgjasë disa ditë humori i mirë, i cili mund të përkthehet edhe në nota më të mira.
DHURATAT
Në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, njëra prej mësueseve kujdestare ka menduar të plotësojë kuzhinën e shtëpisë dhe u ka kërkuar nxënësve t’i dhurojnë një mikrovalë. Për të gjithë ata që kur kujtojnë festën e 7 Marsit kanë parasysh buqeta me lulet e para të pranverës, mund t’u themi që prej vitesh këto nuk janë më pjesë e listës. Jemi në “epokën e internetit” dhe lulet maksimumi mund t’i gjejmë në ekranin e ndonjë celulari të tipit të fundit. Gjimnazistët na treguan se celularët vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit e zyshave për ditën e festës. Në modë janë edhe veshjet, sigurisht firmato, por edhe bizhuteritë e ndryshme. Në dukje janë dhurata të shtrenjta, por duke llogaritur që nxënësit vullnetarisht japin nga 5-10 mijë lekë të vjetra secili, bëhen të përballueshme. “Sigurisht nuk mund të shkojmë duarbosh në shkollë, megjithëse kriza ekonomike ka bërë të vetën, një dhuratë duhet t’ia japësh mësueses sidomos kur je edhe maturant”, – thotë për suplementin 18-vjeçarja me emrin Ana. /balkanweb
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Festa e 7-marsit, nxënësit : Ja çfarë dhurate na kërkon zysha
Wed 6 Mar 2013 - 21:42
mire qe nuk kerkojne ndonje makine
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi