Fotot, festa e çmendur e 8 Marsit
Sun 16 Mar 2014 - 0:14
8 Marsi, nga lulet shumëngjyrëshe, sensibilizimi i grave deputete shqiptare e deri tek festat e çmendura me striptistët nëpër klubet e kryeqytetit Luela Myftari
8 marsi i këtij viti i ngjante 7 marsit. Disa prej nënave i kishin marrë dhuratat që më 7 Mars, kjo për faktin se fëmijët e kanë parë të arsyeshme që t’i dhurojnë nënës së tyre meritën e të qenit mësuesja e tyre e parë dhe e përjetshme. Dita ishte e qetë, madje si për festë edhe dielli nuk u tregua kurnac. Ai doli i vendosur për të ofruar ca rreze, të cilat do të ngrohnin gratë dhe vajzat që kishin vendosur të pinin ndonjë kafe me mikeshat e tyre atë paradite.
Ditën rrugëve
Ishte një festë e qetë gjatë ditës. Shitësit ambulantë, që gjatë ditëve të tjera shesin edhe paketa, më 8 marsin e këtij viti kishin vendosur të shisnin mimoza, trëndafila, karafila dhe lloje të tjera lulesh. Thuajse të gjithë trotuaret e rrugëve të kryeqytetit ishin mbushur me shitës ambulantë, që ofronin lule shumëngjyrëshe. Gra dhe vajza që mbushën shëtitoret e kryeqytetit, me lule në duar e të ngazëllyera. Kishin nxjerrë nga gardëroba fustanin ose fundin më të bukur. Grupegrupe drekuan së bashku, ashtu “të lira”, pa praninë e bashkëshortëve. Mirëpo, pasditja në kryeqytet nuk dukej fare e zhurmshme. Kishte lokale të zbukuruara, por shumë pak lëvizje, shumë pak fotografi. Pjesa e parë e ditës siç duket kish qenë shumë intensive.
Natën klubeve
Ashtu si edhe vitin e kaluar, vajzat që ende nuk janë bërë nëna, por që e shfrytëzojnë këtë ditë pushimi për të festuar me miket e tyre në ndonjë klub të Tiranës, u nisën ashtu të veshura si vajzat e kopertinave të modës. Nata e festës së 8 marsit ishte edhe këtë vit e egër, sepse “girls gone wild” ishte refreni që shumë klube ofronin edhe këtë vit. Femra të etura për show, që shohin meshkuj që zhvishen nën vështrimet dhe ulërimat e tyre ishte edhe bileta e hyrjes për një natë ndryshe. Këtë vit kushtonte po aq sa vjet, 1 mijë lekë të reja për të hyrë në klubin e ëndrrave pa këmisha. Është moda e re e klubeve të natës në kryeqytet, që joshin femrat në emër të 8 marsit, duke organizuar mbrëmje me balerina e me striptistë, që në fund fare dalin siç i ka bërë nëna. Në magazinën e përshtatur si klub nate, në periferi të Tiranës ishin djemtë ata që do të kërcenin për vajzat.
Duke u zhveshur. Ashtu siç ishte reklamuar te posterat e ngjitur në trungjet e pemëve dhe nëpër shtylla. Secili klub nate kishte bërë posterin e tij reklamues. Dera e klubit të natës ishte e hapur për të gjithë. E ndërsa vjet, kishte nga ato klube ku nuk lejohej hyrja e meshkujve, këtë vit hyrja ishte e hapur edhe për meshkujt. Disa kishin ardhur nga halli, të tjerë sepse ishin komanduar nga të dashurat, ndërkohë që kishte edhe nga ata që kishin mbërritur për të këputur ndonjë lule. Në hyrje të disa klubeve ofroheshin edhe lule për femrat, por nuk ishin të paktë edhe meshkujt që tërhiqnin ndonjë lule për t’ia dhuruar ndonjë vajze simpatike, që kish shkuar për ta festuar 8 marsin në klub.
Mesnata e zhveshur
Jemi në mesnatë, teksa presim të vijë 9 marsi. Vajzat që nuk kishin prenotuar më parë do ta kishin të vështirë të hynin. E megjithatë, shumica e atyre që qëndronin në hyrje të pub-it, do të tregonin se ishin të pafuqishme kundrejt dëshirës së tyre. Fustanet e të rejave ishin pothuajse të gjithë të shkurtër. Por, kjo nuk do t’i pengonte ato të hipnin mbi tavolina e të kërcenin. Deri pas mesnate, të gjitha prisnin atë që kishin parë në postera gjatë gjithë ditës, performancën e djemve që zhvishen.
Pothuajse të gjitha kishin aparate fotografikë dhe celularë për të regjistruar atë që pritej të ndodhte gjatë asaj mbrëmjeje. Vajzat ishin të çliruara nga kompleksi i të pasurit partnerin ose shokun pranë. Dukej sikur këta djem të thoshin: “E kam sjellë të dashurën të shohë meshkuj zhveshur”. Aty, pas mesnate nuk do të gjeje më asnjë tavolinë bosh. Asnjë.
Perfomancat
Performancat e para zgjatën pak. Djemtë striptistë nuk u zhveshën aq sa duhet në daljen e tyre të parë. Hoqën nga trupi vetëm këmishët, aq sa për t’u treguar vajzave tatuazhet. Në sytë e disa vajzave mund të shihje edhe ndonjë shkreptimë të vogël zhgënjimi. Gjithçka tjetër, djemtë do t’ia linin daljes së dytë. Zbuluan të gjithë trupin thjesht duke kërcyer. Njëri prej djemve përdorte edhe vaj për të lyer trupin, një trup të formuar, i cili do të shkëlqente nën ndriçimin e gjithë skenës. Të gjitha veshjet do t’i hiqnin shpejt. Vetëm tek ato të fundit djemtë ngadalësonin veprimin. Ndoshta, për të fituar më shumë brohoritje.
Ata ishin ngjitur në një skenë në të cilën, asnjë nga vajzat nuk mund të ngjitej. Ndaj, edhe “rrëmuja” që mund të bënin vajzat aty ishte akustike. Përtej muzikës me volum të lartë, dëgjoheshin fishkëllimat, brohoritjet dhe duartrokitjet e tyre. Ato që dinin të fishkëllenin i shoqëronin striptistët sa herë që ata largonin diçka nga trupi i tyre. Në fund, atëherë kur nuk kishte më asgjë për të hequr, i mbetej vetëm të duartrokisnin e të mbyllnin kamerat.
Vendet që e vlerësojnë femrën më shumë
Për pesë vjet rresht, Islanda është vlerësuar si vendi me hendekun më të vogël gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Ky vlerësim do të thotë se Islanda është vendi ku gratë gëzojnë eksesin më të barabartë në arsim dhe kujdesin shëndetësor. Po ashtu, është vendi ku gratë kanë më tepër mundësi për të marrë pjesë me të drejta të plota në jetën politike dhe ekonomike të vendit.
Sipas Raportit Botëror për Hendekun Gjinor, për vitin 2013, Islandës i bashkohen vendet fqinje, si Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Filipinet, në vendin e 5-të, janë renditur më mirë për kontinentin aziatik, ndërsa Nikaragua, në vendin e 10-të, për Afrikën. Në vendin e nëntë është Zvicra, ndërsa në të tetin Danimarka. Zelanda e Re dhe Irlanda zënë respektivisht vendin e shtatë dhe të gjashtë. Kështu që nëse doni të jetoni mirë, bëni mirë të zgjidhni Islandën ose Finlandën.
Mimozat e Kuvendit dhe protesta të fryra
Nëse do të zgjidhje ta shijoje festën nëpërmjet televizionit nuk do të mund të përjetoje asgjë. Thuajse gjysma e mediave atë ditë, ka transmetuar mbi 8 orë një seancë plenare që gratë deputete nga parlamentet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës zhvillonin në emër të gruas shqiptare. Ato ishin rreth 70 zonja që u mblodhën për të referuar dhe për të parashtruar aspektet më të rëndësishme dhe sfidat me të cilat përballet gruaja shqiptare në mijëvjeçarin e tretë. Së bashku, ato kërkuan formimin e një forumi të përbashkët të gruas shqiptare në politikë, me qëllim që lobimi të jetë i një përmase më të madhe për secilën nga çështjet që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Të tjera kanale televizive kanë transmetuar lajme të këqija, vdekjen e disa personave dhe ngritjen në protestë të disa OJQ-ve, të cilat gjatë gjithë vitit as që u është përmendur ndonjëherë emri.
E megjithatë për të justifikuar ato fonde të cilat shpeshherë nuk janë modeste, këto organizata do të duhej të dilnin. Sigurisht që kishte edhe nga ata që kishin dalë edhe pa përfituar asgjë, pa kërkuar asgjë në shkëmbim. Por, protesta më e transmetuar në këtë 8 Mars ishte ajo e ngritur nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe e shoqatës së grave të pushuara nga puna, të cilat kishin ndërmarrë iniciativën për të dalë përballë kryeministrisë dhe për të protestuar me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata”. Asnjë nga televizionet nuk foli për festat e shfrenuara gjatë mbrëmjes nëpër klubet e Tiranës. Të gjithë ishin të fokusuar për të treguar historikun e një dite, e cila në Shqipëri vjen në trajtën e festës. Gjithçka i ngjante traditës, Shqipëria nuk vinte aspak moderne as këtë vit, ndërkohë që gjatë orëve të mbrëmjes 8 Marsi shndërrohet në një festë jo moderne, por postmoderne në Tiranë.
Festa deri vjet pronë e "Nënës Parti"
Fillimisht, ka qenë një festë vetëm për nënat. Vajzat e tyre të reja nuk festonin, madje as nuk merrnin dhurata. Nënat me shumë fëmijë në Shqipëri merrnin edhe ndonjë dhuratë shtesë nga vetë “Nëna Parti”. Në të njëjtën kohë, në botë kjo ishte dita e femrës dhe jo vetëm e nënave. Ishte dita për të kërkuar të drejtat e tyre, për të kërkuar më shumë liri dhe emancipim. Ishin politikat e ndjekura asokohe, ato që e kthyen këtë ditë proteste në një ditë për të festuar, për të festuar pse lindën femra.
Një vit më parë
Gratë e mbledhura në Pallatin e Kongreseve nga kryetarja e Parlamentit i dhuruan festës së Jozefinës një kolonë zanore. Të gjitha duartrokisnin, ashtu si tridhjetë vjet më parë. Por emri kishte ndryshuar. Nuk ishte më Enver Hoxha. Thërrisnin “Berisha”. Thuaj, se kjo ishte dita e tij dhe jo dita e tyre. Ndërkohë që, kryetari i opozitës asokohe, sot kryeministër, kujtoi shprehjen e Sophia Loren. “Zoti nuk e bëri gruan duke i hequr burrit kokën për t’ia vënë gruan mbi supe. Nuk e bëri as duke i hequr këmbën për ta vënë gruan nën këmbët e burrit. E bëri duke hequr një brinjë për ta vendosur atë në krah me burrin, si të barabartë me burrin”.
Këtë vit
Këtë vit gratë e PD-së nuk festonin. Këtë vit të gjendura papritur në opozitë, ato kishin vendosur që të bashkoheshin për të protestuar. Ishin aty sepse sipas tyre Rama i heq gratë nga puna. Mirëpo, çuditërisht një nga gratë që punon në Kuvend, një nga ato të cilat nuk është pushuar nga puna edhe pas “spastrimeve” për të cilat bërtasin gratë e opozitës, shkruan se këtë vit pas shumë kohësh ajo e feston e qetë në shtëpinë e saj 8 Marsin.
Poshtë komentit të kësaj zonje, që siç duket ka punuar gjithë këto vite me ndershmëri dhe me pastërti, një nga “miket” më besnike të ish-zonjës së parë të Kuvendit, Jozefina Topallit, shkruan se ato kurrë nuk kanë qenë “të ngarkuara” për të shkuar diku dhe se i vjen keq për zonjën, që aktualisht punon në Kuvend, që nuk është ndierë e lirë në 8 Marset e mëparshme. Debati i ashpër i lindur në një portal social u bë gatigati edhe një refren i shëmtuar në ditën e kësaj gruaje, që po shijonte pas vitesh një ditë ndryshe, një ditë të qetë politikisht. shekulli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi